Mustafa: Rrugët lokale janë dëmtuar shumë
Lokale

Mustafa: Rrugët lokale janë dëmtuar shumë

24.Nov.2015 09:16
0
Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka deklaruar se komuna e Preshevës me muaj të tërë po ballafaqohet me numrin e madh të refugjatëve në territorin e saj dhe se për shkak të numrit të madh të transportuesvem rrugët lokale janë dëmtuar shumë.

"Presheva është bërë stacion i madh i autobusave, pasi çdo ditë kemi nga 500 autobusë që janë të parkuar në rrugët lokale dhe pengojnë seriozisht lëvizjen e lirë të veturave të qytetarëve tanë".  ka thënë Mustafa, i cili ka shtuar se rrugët lokale me këtë rast janë dëmtuar shumë.

Sipas analizave për shkallën e dëmeve të caktuara që kanë kryer shërbimet përkatëse në komunën e Preshevës, në gjashtë rrugët lokale që lëvizin mjetet e rënda transportuese, kryesisht autobusët, dëmi konsiderohet rreth 1 milionë euro. 

Emergjenca në Preshevë pa kapacitete mjekësore për t'u dhënë ndihmë të gjithë refugjatëve
Vdiq veprimtari arsimor dhe kulturor Hasim Nuhiu, varrimi në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration