Musliu uron nxënësit, takim me Kadri Veselin dhe Arsim Bajramin për librat
Lokale

Musliu uron nxënësit, takim me Kadri Veselin dhe Arsim Bajramin për librat

01.Sep.2015 22:15
0
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, uron nxënësit e shkollave të Luginës për vitin e ri shkollor. Ai sot qëndroi në Prishtinë i angazhuar për sigurimin e teksteve mësimore.

Musliu, në një prononcim për portalin informativ Titulli.com, uroi nxënësit për një vit të mbarë shkollor me suksese më të mira se vitet e kaluara.

“Urojë të gjithë nxënësit e shkollave shqipe të komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë për fillimin e vitit të ri shkollor. Dëshira jonë është që këtë vit të tregojnë rezultate më të mira, derisa ne po angazhohemi për sigurimin e teksteve mësimore”, u shpreh Musliu.

Ai theksoi se gjatë ditës së sotme (e martë) ka qëndruar në Prishtinë në takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli si dhe ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami.

“Në takimet e sotme jam angazhuar për sigurimin e librave për nxënësit e shkollave fillore, paralelja e parë deri në të tetën”, u shpreh për Titullin kryetari i KKSH-së.

Ai mëtej sqaroi se qëllimi është që tekstet të sillen zyrtarisht përmes rrugëve legale që nxënësit të mësojnë me libra të njëjta si në Kosovë.

Në vitin 2013 rreth pesë mijë copë libra të ardhura në Preshevë nga Kosova përmes rrugëve jozyrtare, u konfiskuan nga inspektorati serb në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Raincë.

Angazhimi i ri i zyrtarëve të KKSH-së për sjelljen e teksteve nga Prishtina në Luginë pritet që të jap rezultate javën e ardhshme. /Titulli.com/

Në Preshevë fillojnë mësimet 5623 nxënës, mungesa e teksteve mësimore brenga kryesore!
Kuadrot shqiptare profesionale në rrethin e Preshevës më vitin 1947?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration