Musliu me kandidatët: “Nuk duam short, duan regjistrim në fakultet”
Lokale

Musliu me kandidatët: “Nuk duam short, duan regjistrim në fakultet”

08.Nov.2013 15:30
0
17 kandidatët e Luginës së Preshevës nuk kanë pranuar sot t’i nënshtrohen shortit për t’u regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitet të Tiranës. Kandidatët janë paraqitur në këtë fakultet, mirëpo të vendosur, të gjithë së bashku kanë shkruar dhe nënshkruar një deklaratë përmes së cilës nuk pranojnë t’i nënshtroheshin këtij shorti sepse sipas tyre është shumë e pa drejtë. Deklarat e Kandidateve Në deklaratë ndër të tjera thuhet “Ne studentet e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes deklarojmë me vullnet të lirë se nuk pranojmë procedurën e shortit dhe kërkojmë që të studiojmë në Fakultetin e Mjekësisë të gjithë kandidatet të cilët janë me nota 10 - ta. Pranojmë edhe pse janë 5 kuota të ndara nga F.M të bëhen ndryshime  që të na jepet mundësia  të studiojmë të 16 kandidatët prezent ose asnjëri nga ne”, raporton Titulli. Sipas Arlinda Salihut nga Bujanoci që është kandidate për të u regjistruar në këtë degë, deklarata me shkrim i është dorëzuar Rektoratit dhe Ministrisë së Arsimit, në Tiranë. Ndërsa, Albulena Ajdini nga Ternoci thotë se sot të gjithë kandidatët janë mbledhur pranë Fakultetit të Mjekësisë dhe janë dakorduar për refuzimin e shortit, sepse sipas tyre, ata po konkurrojnë për në fakultet e jo në loto. Së bashku me studentët ka qenë dhe kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, i cili ishte bashkë nënshkrues i kërkesave të kandidatëve të Luginës.Nenshkrimet e Kandidateve Albulena thotë se përfaqësuesit e fakultetit kanë tentuar të japin dhe opsione të tjera por vetëm me kuotën pesë, si shembull me intervista, por që kandidatët nuk kanë pranuar. Kandidatët kanë propozuar që të bëhet një test mirëpo kanë marrë një përgjigje “injoruese” nga fakulteti duke iu thënë se do të bien në kundërshtim me notat maksimale të kandidatëve. Sipas Albulenës dhe Arlindës, akoma nuk është marrë një përgjigje as nga Rektorati as nga Ministria e Arsimit, pritet në ndërkohë t’i kthehet një përgjigje, ndërsa kandidat kanë qëndrimet e tyre ose të pranohen të gjithë ose asnjë. Kandidatët janë duke i ndjekur ligjëratat që prej fillimit dhe sipas tyre do të vazhdojnë ta bëjnë këtë deri në zgjidhjen e këtij problemi. Vlen thekusar se përmes njoftimit të lëshuar nga zyra për Komunikim me Marrëdhënie me Jashtë e Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Tiranës, janë ftuar të 17-të kandidatët për të marrë pjesë në shortin që ishte paraparë të tërhiqej sot në orën 09:00. Deri më tani nuk është aplikuar një praktikë e tillë në asnjë nga universitetet e rajonit, që përmes “fatit” të regjistrohesh në fakultet./Titulli.com/
Përfundon operacioni serb në shkollën shqiptare në Preshevë (foto & video)
"Medvegja" falënderon ambasadorin shqiptar në Bern të Zvicrës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration