Musliu: E lashë UDSH-në për shkak të PVD-së dhe thyerjes së parimeve
Lokale

Musliu: E lashë UDSH-në për shkak të PVD-së dhe thyerjes së parimeve

18.May.2013 15:33
0
Këshilltari preshevarë Feriz Musliu ka reagur ndaj kumtesës së Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH) të publikuar më 16 maj  Këshilltari i Asamblesë Komunale të Preshevës Feriz Musliu, tani ish këshilltar i UDSH-së, në reagimin dërguar portalit Titulli.com thotë se kryesia e UDSH-së ka bërë gabim kur ka gjykuar për mandatet e këshilltarëve pas tërheqjes së tij nga ky subjekt politik.  Nuk është aspak demokratike, një shpifje e trillim i këtij subjekti ndaj kuadrove të saj e sidomos votuesve, ngase po u largove nga partia, nuk do të thotë edhe largim nga Kuvendi Komunal dhe pozicioni i këshilltarit. Edhe si këshilltar i pavarur do t’i mbrojmë interesat e qytetarëve me rrugë institucionale, duke e arsyetuar votën e elektoratit”, thotë në reagimin e tij Musliu. Ky vendim, siç thotë këshilltari, nuk është marrë thjesht për qëllime përfitimi personal, por për shkak principeve dhe parimeve të UDSH-së e cila ka filluar t’i humb, qëkur hyri në koalicion me PVD-në. “Ne jemi të parët që këtë pakënaqësi po e shprehim me largim nga ky subjekt politik, i cili është shndërruar në paterica të PVD-së, deputetit jolegjitim dhe Këshillit Nacional jolegal, ndërsa këtë rrugë do ta vazhdojnë edhe të tjerët si ne”, shkruan në reagim. Musliu në fund thotë se nuk ecet përpara me paragjykime, shpifje dhe etiketime, të cilat i praktikon UDSH, ndaj kuadrove të veta, e që si shpërblim do të marrë braktisjen në masë të madhe të anëtarëve të saj. Kryesia e UDSH-së në Preshevë përmes një kumtese më 16 maj, tha se për shkak të shkeljes së statutit të partisë, nga anëtarësia shlyen Zeqirja Rashitin, Feriz Musliun, Xhemal Hasanin dhe Afërdita Hasanin, ndërsa nga dy këshilltarët kërkon kthimin e mandateve të fituara në emër të UDSH-së. Komuna e Preshevës qeveriset nga Partia Demokratike Shqiptare, Rilindja Demokratike, dhe Bashkimi Demokratik i Luginës. Në opozitë janë Partia për Veprim Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptar./Titulli.com/
Vranjë: Vetëtima vret plakun dhe bagëtinë
LPD - UDSH-së: Merreni më akuza të pabaza dhe shpifëse
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration