Ministrija Bajrami u bën thirrje fëmijëve shqiptarë të Luginës të përdorin platformat e Kosovës për mësim online
Lokale

Ministrija Bajrami u bën thirrje fëmijëve shqiptarë të Luginës të përdorin platformat e Kosovës për mësim online

29.Mar.2020 19:23
0

Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, u ka bërë thirrje të gjithë fëmijëve shqiptarë kudo që gjenden që të shfrytëzojnë mësimin online të ofruar në këtë kohë dhe të shfrytësohen si materiale shtesë.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja Hykmete Bajrami ka ftuar veçanërisht shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc që t’i shfrytëzojnë materialet e Ministrisë, transmeton Titulli.com.

“Në kohën kur po bëhet thirrje të shtohet edhe më shumë kujdesi, të mos dilet nga shtëpia, Ministria e Arsimit po punon në zgjerimin e mësimit online. Për këtë arsye, shfrytëzoj rastin t’ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve kudo që janë të përdorin platformat e MASHTI-t për mësimin online. I ftoj posaçërisht edhe shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc t’i shfrytëzojnë këto materiale, të cilat mund t’ju hyjnë në punë edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë”, ka shkruar ajo.

Më tutje, ministrja bëri të ditur se nga 6 prilli do të ofrohet mësimi online për shumicën e lëndëve. Derisa, sipas saj, kanë filluar edhe me prodhimin e videove-mësimeve në gjuhën turke dhe boshnjake./Titulli.com/

Koronavirusi, media sociale dhe lajmet e rreme morën qindra jetë njerëzish
Tahiri: Nuk mjafton vetëm shkarkimi i Kurtit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration