Ministria e Kulturës së Kosovës dhuron 135 tituj librash për Luginën e Preshevës
Lugina

Ministria e Kulturës së Kosovës dhuron 135 tituj librash për Luginën e Preshevës

15.Aug.2019 07:53
0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur përfaqësuesit e institucioneve të kulturës nga Lugina e Preshevës. Në një ceremoni solemne është bërë shpërndarja e 135 titujve të librave të blera nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit . 

Me këtë rast, Gashi tha se MKRS-ja do të vazhdojë t’i mbështesë të gjitha institucionet dhe bibliotekat me furnizim me libra, e me theks të veçantë institucionet shqiptare të kulturës në komunat e Luginës së Preshevës.

Gjatë takimit, ministri shprehu përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin në mes institucioneve të Kosovës dhe komunave të Luginës së Preshevës, veçmas në fushat që lidhen me kulturën, rinin dhe sportin.

“Ne si MKRS ndër prioritetet tona kemi përkrahjen e librit nëpër të gjitha qendrat regjionale të Kosovës, por vëmendja jonë është edhe për shqiptarët të cilët jetojnë në Preshevë, Medvegjës dhe Bujanovc ashtu që libri dhe aktivitetet që nxisin dashurinë për librin, për leximin, të jenë më afër qytetarëve”, theksoi ai.

Ndërkaq, në anën tjetër përfaqësuesit e institucioneve të Kulturës nga Kosova Lindore, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u shprehën të kënaqur që, siç thuhet në komunikatën e MKRS-së, “për herë të parë kemi një takim me ministrin e Kulturës së Kosovës”, duke falënderuar atë dhe Institucionet e Kosovës për mbështetjen qytetarëve shqiptarë të cilët jetojnë në Kosovën Lindore.

Kosova ndërmjet mbajtjes së zgjedhjeve dhe Qeverisë teknike
Ambasadori i Rusisë: Nëse Kosova dhe Serbia merren vesh për kufijtë, të përkrahet edhe nga Këshilli i Sigurimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration