Ministria e Arsimit pohon shortin për kandidatët e Luginës (audio)
Lokale

Ministria e Arsimit pohon shortin për kandidatët e Luginës (audio)

06.Nov.2013 21:06
0
Informacioni i lëshuar nga zyra për Komunikim me Marrëdhënie me Jashtë e Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Tiranës, rreth regjistrimi me short të kandidatëve të Luginës, e ka konfirmuar edhe zëvendësministrja e arsimit në Republikën e Shqipërisë. Nora Malaj, zëvendësministre e arsimit në Tiranë, ka konfirmuar se kandidatët e Luginës për t’u regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, duhet t’i nënshtrohen një shorti, pas përfundimit të procesit të selektimit. “Mbas takimit që kisha me Rektorin e universitetit kemi vendosur që të bëjmë selektimin për të parë se kush nga 17 student kanë kaluar dhe kanë marrë të drejtën e studimeve në ndonjërin nga fakultetet e mjekësisë në rajon, Prishtinë, Shkup, Tetovë apo në Turqi, në mënyrë që të mos digjen të tjerët”, ka thënë për TV Preshevën, zv.ministrja Malaj. Ajo ka lënë të kuptohet se kandidatët nga Lugina që janë pranuar në ndonjërin nga universitet e shteteve fqinje, nuk do të jenë pjesë e shortit që do të hidhet për pesë vendet e lira për studentë nga Lugina e Preshevës. “Pastaj mbi bazën e kësaj që të selektojm listën të vendosim që pesë kuotat e para t’i marrin ata që kanë mbetur për të vazhduar fazën e dytë. Numri i përcaktuar tani është pesë, pasi se kaq janë kuotat e përcaktuara që në fillim. Ne mbasi të mbarojë A3-shi do të shohim se çfarë shanse do të kemi për të futur numra të tjerë”, është shprehur Malaj. Në pyetjen e gazetarit se a qëndron informacioni se do të hidhet një short, zv.ministrja ka pohuar një gjë të tillë, duke shtuar se pas selektimit sipas kritereve të caktuara, ata që kanë ndjekur leksionet në Tiranë do të jenë të parët që do të hyjnë në këtë short listë. “Jo, qëndronte informacioni se do të hidhej me short por tani po e diskutojmë, me qenë se nga studimi që kemi bërë situatës rast pas rasti kemi parë që kjo kategori e studentëve pasi kanë kërkuar dhe kanë fituar të drejtën për të shkuar edhe në Prishtinë, Shkup, Tetovë dhe Turqi, atëhere ata që mbeten nga kjo 17-she dhe të gjithë ata që kanë ndjekur leksionet në Tiranë, që do të jetë kriter, do të jenë të parët që do të hyjnë në short listë”, ka përfunduar zyrtarja nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Të martën portali Titulli.com raportoi për mënyrën e përzgjedhjes me short të kandidatëve nga Lugina e Preshevës për të studiuar në këtë Universitet. Përmes njoftimit të lëshuar nga zyra për Komunikim me Marrëdhënie me Jashtë e Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Tiranës, janë ftuar të 17-të kandidatët për të marrë pjesë në shortin e së premtes, në orën 9:00. Deri më tani nuk është aplikuar një praktikë e tillë në asnjë nga universitetet e rajonit, që përmes “fatit” të regjistrohesh në fakultet./Titulli.com/ http://youtu.be/2APecdXL6_8
"Medvegja" falënderon ambasadorin shqiptar në Bern të Zvicrës
Rrugës së Breznicës i shtohen elementet e sigurisë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration