titulli.com
Vështrime

Mediokrët e shoqërisë tonë

02.May.2014 18:25
0
Pse jeni kaq të heshtur o njerëz pse jeni kaq të zhurmshëm në të njëjtën kohë, pse flisni kur nuk duhet , e heshteni kur duhet ? “A është Bujanoci një vend siç duhet të jetë? A kemi shoqërinë që dëshirojmë të kemi? A është arsimimi që kemi pritur me vite? A ka sukses sistemi ynë politik në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve tanë? Besoj se shumica do të përgjigjen – Jo! Ne mundemi shumë më mirë se kjo.” Shkruan: Egzon Lakna egzon lakna Rëndësi të madhe ka shkolla, nivelet e saja, përvetësimi sa më i mirë i gjuhës letrare shqipe dhe kultura e të shprehurit, niveli i edukimit dhe vetëdijes shoqërore, shkencore e kombëtare, meqë të gjithë jemi të vetëdijshëm se aq dobët janë momentalisht të gjitha shkollat në Komunën e Bujanocit sa do të duhej të gjithë të alarmohemi, madje do të thoshim se gati sa nuk po shkohet drejt humnerave të paditurisë. Mësim pa libra në gjuhën shqipe, pa kushte elementare, ambiente mizore dhe me një shkallë të rrezikueshmërisë për fëmijët janë disa nga faktet që pasqyrojnë gjendjen tmerruese në shkollat e komunës së Bujanocit ku mësojnë nxënësit shqiptarë. Ka drejtorë që në shkolla kanë mbajtur deri në dy mandate, apo edhe më shumë, por ka edhe drejtorë që janë emëruar vetëm për një ditë thjesht për të rifreskuar CV-në. Edhe pse janë zgjedhur drejtorët e rinjë të shkollave nuk do të thotë që e kanë të sigurt mandatin. Pozitat e drejtorëve në Bujanoc, tashmë nuk janë të  qëndrueshme përballë politikës. Në shkollat ku partia ka caktuar drejtorët besnik  ata zgjedhin militantët e partiak dhe jo njerëz të rinjë dhe energjikë. Nuk shpallen  konkurset, orët që s`kanë mbulesë kuadrosh adekuat dhe ato u dhurohen militantëve partiak (njerëzve të pakualifikuar me diplomatë kahmosit të llojlloj shteti). Plotësisht e kuptoj gjendjen aktuale që ka mbërthyer Bujanocin, sepse situata politiko-ekonomike në të cilën ndodhemi  mendërisht shkatërron gjendjen tonë të përbashkët, por mendoj se dështimi në çdo segment është si rezultat i keq qeverisjes aktuale e që është, shkatërruese për të gjithë ne. Asnjë ligj në Serbi nuk parandalon nepotizmin, ndërkaq dëshmia e punësimit partiak është më se e pamundur.Tek Drejtorët ushtrohet presion i madh, deri tek kërcënimi i shkarkimit nëse nuk punësohen militantët partiak. Kuptohet fare mirë që njerëzit tashmë e shohin njëri-tjetrin si produkt shfrytëzimi dhe jo si njeri, (kur ju nevoitet ta përdorin dhe kurnuk ju duhet ta flakin tutje me keqdashje). A mund taparamendosh mediokrin si drejtor? Para se të vijë në atë pozitë, ai është plotëme brenga për të arritur aty, e pasi që e merr, është plotë me brenga për tëmos e humbur, e kur t’ja nise mu mërzit për të mos e humbur, atëherë nuk zgjedhasgjë,  gjithcka është në gjendje të bëjëpër ta ruajtur atë pozitë. Vaj halli për zyrtarët e lartë apo të gjithë pushtetarët e politik-bërjes, t'i shohësh sesi i'uduket vetja, s'i padron të lindur !?  Shumë hipokrizi e treguar dhe nënvlersim mbipopullsinë që u ka votuar. Gjynah për këtë vend, ku halli i fëmijëve bie në ingranazhin anal të debateve politike të pinjollëve matrapazë. Ti luftojmë mistresat kudo që janë sepse nuk na duhen njerëz që na mësojnë të vjedhim, t'ju marrim,t'ju thithim, t’ju mashtrojnë, t'ju manipulojnë... por na duhen njerëz që na ndriçojnë çdo gjë dhe na inspirojnë duke shpërndarë dritë kudo.
Zyra (D)rinore në Bujanoc !
Xhuxhët e Lug’ut!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration