Vështrime
Me tre nëntor, AAK në Gjilan me Rexhep Kadriun kryetar komune
Siç po shihet në zhvillimet e fundit si pozitën gjithashtu edhe opozitën, në garën për kryetar komune janë ka iu tremben shumë kandidatit të AAK së z. Rexhep Kadriu.
Shkruan: Kastriot Osmani
Zhvillimet e fundit të pushtetit aktual si në Partinë Demokratike Kosovës po ashtu edhe në Aleancën Kosova e Re dy subjekte që qeverisin me Komunën ,
Ethet e Nëntorit i kanë kapur si duket shumë herët edhe atë nga niveli Qendror se këtu lokal dihet shumë herët. Këto dy subjekte ende nuk po mund të koordinohen për kandidat për kryetar komune, te njëra shefi partisë vendos dhe thotë ky është kryetar dege dhe nuk e ka guximin të thotë je apo nuk je kandidat për kryetar komune te tjetra Bossi partisë duke i pa zhvillimet e fundit tenton gjithqysh me mbajt partinë ne ekzistencë dhe sjell njerëz të rinj, paramendo edhe kandidat për kryetar komune duke e harruar se kë e ka zgjedh kuvendi i III i partisë së tij, pse e bënë ketë vetëm me mbajt një degë, përndryshe as ajo nuk mbet aktive.
Investimet e Kandidatit te AAK së për Kryetar Komune nga bizinisi i tij familjar po trembin shumë komunën e cila nuk investoi në ato pjesë asgjë gjatë dy mandateve .Mirëpo e kanë guximin dhe dalin e thojn se koha e fushatës ende s’ka filluar këto investime janë të pa lejueshme, tallen me popullin jo këtë muaj jo tjetrin muaj kurse kërkesat e qytetarëve pa dallim përkatësie politike për të mirën e qytetarëve ju ka përgjigj vet Rexhep Kadriu me ekipin e tij.
Mbrapa këtyre konferencave për shtyp që po i ban Zyra për Informim e Komunës po i reflekton Edhët e Nëntorit sikurse edhe pjesa tjetër e Opozitës.
Kurse ky tjetri vjen si kryetar dege çdo të shtune ditë tregu mban mbledhje të rregullta të degës i mbledh informacionet gjatë mbledhjes dhe del me komunikatë për media. Po harron se pasojat e tij edhe sot janë prezente.
Ky tjetri premton gjithçka, e ka mësu këtë melodi nga ish partia e tij ka harruar se e kemi provuar si kryetar i parë i Gjilanit pas luftës.
Në anën tjetër dalin edhe lëvizje që futen në garë për kryetar komune duke e parë që pushteti aktual nuk i afroi aq sa u deshtë edhe këta e vendosen me hy në garë. Jemi ne kohën e Demokracisë dhe secili mund të merr pjesë dhe ta shoh veten se sa ka mbrapa e jo të thotë se i kemi gjithë mbrapa, se jo të gjithë janë me ta.
Proceset qe ju priu Rexhep Kadriu janë: së pari u zgjedh kryetar dege, e mori besimin e Kryesisë së Degës qe ja dhanë me besimin më të madh sepse është njeri me vlera të mëdha që ka dhënë shumë për Gjilanin në të gjitha format nga vetë biznesi i tij familjar.
Po ashtu duke e pa besimin qe e kishte ndërtu ndër vite e merë edhe bekimin e kryetarit Haradinaj për kandidat për Kryetar Komune që besojmë se do ta kurorëzojmë me 03 Nëntor 2013.
Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!