Masakrimi i votës elektorale
Lokale

Masakrimi i votës elektorale

27.Oct.2014 10:24
0
Procesi i votimeve për Këshillin Nacional të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, kaloi në një atmosferë të zymtë, të errët, të frikshme dhe manipulative.

Konkurrenca e fortë e garës së pesë Listave zgjedhore për ta pushtuar Këshillin Nacional, ngriti në këmbë pushtetet lokale për t’i treguar muskujt dhe dhëmbët në zaptim të votës së qytetarëve.

Partitë në pushtet të ndara në dy koalicione, caktuan nëpër komisionet e këshillave votuese, njerëz të administratës, shefa të resorëve komunale, duke krijuar tollovi nëpër vendvotime me lista të zgjedhësve të ngatërruara si lesh arapi.

Qytetarët e zhgënjyer me këto mangësi, parregullsi dhe dallavere të pushteteve lokale, nuk arritën ta shprehin vullnetin e votës së lirë, duke krijuar një pjesëmarrje të vogël në këtë proces të rëndësishëm qytetar e kombëtar.

Rezultatet preleminare për zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, të mbajtura, më 26 tetor, tregojnë qartë se në Luginë të Preshevës, është cunguar trupi elektoral i pakicës shqiptare në Serbi nga 35.355 shqiptarë në 13.716 votues.

Me këto vota sa kanë siguruar 7 parti politike shqiptare të përqendruara në tre koalicioni dhe dy nga shoqëria civile dhe grupimi i qytetarëve, i kanë treguar Beogradit, zyrtar se e ka pasur të drejt kur proklamonte se shqiptarët në Luginë të Preshevës, janë më pak nga që dëshirojnë të jenë. Po ashtu me këtë rezultat preliminar, spektri politik i Luginës, i tregoi faktorëve qeveritar dhe ndërkombëtar, pse nuk ka dashur të numërohet gjatë regjistrimit të popullsisë në Serbi.

Pushtetet lokale, në Bujanoc dhe Preshevë, këtë veprim skandaloz të papërgjegjshëm politik e kanë bërë kinse për t’i treguar udhëheqësve të ish Këshillit Nacional, se i kanë pasur votat e fryra e të vjedhura, duke i vërtetuar konstatimet e zyrtarëve të Beogradit, se shqiptarët janë më pak se romët, boshnjakët e hungarezë, e diçka më shumë se ashkalinjtë, egjiptianët dhe rusinët.

Komuna e Bujanocit, në krahasim me atë të Preshevës dhe Medvegjës e ka dhënë një shembull të keq, nga më të ulëtit, që njeh historia njerëzore e këtij rajoni. Kjo komunë e cila në listat zgjedhore ka pasur 15.840 votues, sipas rezultateve preliminare del se në 26 vendbanime shqiptare, kanë votuar gjithsej 5691 votues.

Ja disa shembuj të këtyre zvogëlimeve, që njeriu nuk mund as t’i imagjinoj. Si ndodhi që vendvotimi nr. 11 në Zarbicë të Bujanocit, nga 1174 votues sa janë në listat zgjedhore të votojnë vetëm 48, ose vendvotimi nr. 14, në Dobrosin, nga 628 votues, të votojnë vetëm 53 sish, pastaj vendvotimi 26, në Shkollën e mese “Sezai Surroi”, në qytetin e Bujanocit, i cili numëron 1303, kanë votuar gjithsej 138 votues etj. Një gjendje e përafërt është edhe me vendvotimet e tjera.

Sipas një llogarie të rezultateve preliminare del se në Malësi të Bujanocit nga 2623 votues sa janë aktualisht në listat zgjedhore, në votime kanë dalë 644 votues. Pë ata, që gjatë fushatës trumbetonin me sloganin: “Fol shqip, shkruaj shqip, vendos shqip”, ky rezultat i votimeve në Malësi është më keq se fatal, i kobshëm dhe tendencioz. Po të kthemi prapa jo më larg se 2 vjet e gjysmë, krijuesi i këtij slogani, bashkë me disa parti të tjera, për pushtet lokal, po në Malësi të Bujanocit, grumbulloi mbi 2 mijë votues. Ata, që mbrëmjen e të dielës së 26 tetorit, pas rezultateve preliminare e kanë festuar fitoren e votimeve të cunguara, kanë prekur në dinjitetin dhe identitetin e votuesve shqiptar.

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc, kërkon nga Listat pjesëmarrëse të zgjedhjeve për Këshillin Nacional, t’i shpallin këto rezultate preliminare jo të suksesshme, duke i anuluar të gjitha, për t’i organizuar më mirë ndonjë mandat tjetër, ashtu sic veprojnë vendet me demokraci të zhvilluar.

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc, gjithashtu, porosit pushtet lokale, t’u kërkojnë falje publike në vend të falënderimit qytetarëve, për mosazhurimin e listave zgjedhore, për pengesat e krijuara gjatë procesit votues dhe për punëtorët e administratës të angazhuar nëpër vendvotime, me të cilët na ka përkujtuar kohën ish regjimit komunist, ku e vërteta dhe zëri i shoqërisë civile është shkelur dhe nëpërkëmbur.

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc, përkujton një detaj të hidhur disa vjet më parë, kur një pleqnar nga rrethi i Dardanës, i njohur si Baca Sylë, i zhgënjyer nga besa e fjalës në Malësi, pat thënë: “Me u folë e drejta në Muhoc, është baras si me u falë Mevludi në Damarovc (vendbanim serb)!”

Nëse pranohen këto rezultate çfarë i kanë kumtuar trupat punuese te komisioneve komunale, zor se do të kemi rezultate në konstituimin e Këshillit të ri Nacional, vështirë se ky Institucion do të jetë funksional dhe më pak partiak nga, ai, i mëparshmi.

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc.

PD: Fituam në Bujanoc, PVD: Ne fituam në Luginë (video)
Mustafa: PDSH ka fituar 4 mandate, LPD 1 dhe RD 1 mandatë në Këshillin Nacional
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration