Makolli në Luginë, me tentimin e dytë (video)
Lokale

Makolli në Luginë, me tentimin e dytë (video)

10.Aug.2013 16:28
0
Ministri i Diasporës së Republikës së Kosovës Ibrahim Makolli po merr pjesë në manifestimin “Takim me Diasporën”, i cili po mbahet në Sijarinë të Medvegjës. Kjo është hera e parë që ministri Makolli merr pjesë në një takim me bashkatdhetarë në komunën e Medvegjës. Dihet se një numër shumë i madh i bashkatdhetarëve që jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme janë pikërisht nga Lugina dhe një organizim i tillë është tradicional dhe për herë të parë po marrin pjesë edhe përfaqësuese të nivelit të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës. Siç raportojnë mediat nga Kosova, ky takim është i organizuar nga shoqata humanitare “Medvegja” dhe Komuna e Medvegjës dhe njëherësh është duke u përcjellë me një program dhe aktivitete të begatshme kulturo-artistike. Ministri Makolli pat tentuar të vizitojë Luginën edhe më 12 janar të vitit të kaluar. Atëherë ai u kthye nga policia kufitare serbe në pikëkalimin në Konçul të Bujanocit. Iu deshën më shumë se një vit e gjysmë që një zyrtar i lartë i Kosovës të vie në një komunë të Luginës, siç është ajo e Medvegjës./Titulli.com/ http://youtu.be/V9UzMayp820
Breznica mban “takimin e vendlindjes” (foto)
Pritje të gjata tek Dheu i Bardh - Konçul (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration