Luljeta Saqipi, piktorja nga Presheva që premton shumë
Lokale

Luljeta Saqipi, piktorja nga Presheva që premton shumë

03.Mar.2016 16:34
0
Portali Titulli.com, realizoi një intervistë me Luljeta Saqipin, nxënëse e gjimnazit "Skënderbeu" në Preshevë, e cila dallohet me pikturat e saj dhe se shpejti planifikon të hap edhe një ekspozitë me punimet e realizuara.

Sa kohë ka që merreni me këtë profesion ?

Luljeta Saqipi:  Me pikturë merrem që nga viti i dytë në gjimnaz, ndërsa talenti im u zbulua nga profesoresha e nderuar Seude Selimi.

 

A keni ndërmend të vazhdoni të shkolloheni në pikturë, apo është vetëm hobi juaj?

Luljeta Saqipi: Po mendoj të vazhdoj shkollimin për dizajn mode, piktura do të jetë vetëm hobi im.

 

A do ketë nga ju piktura tjera në të ardhmen?

Luljeta Saqipi: Po, sigurisht. Së shpejti do të jetë ekspozita personale me pikturat e mia.

 

A do të hapeni edhe ndonjë atelie?

Luljeta Saqipi: Atelie është vetë dhoma ime, vendi ku shprehet gjithçka me anë të ngjyrave dhe formave.

 

A keni ndonjë mesazh për fund?

Luljeta Saqipi: Dua të shtoj në fund diçka për ata që kanë ëndërr ta ndjekin atë, herët apo vonë ajo do të realizohet.

 

Intervistoi: Flamur Osmani

Vendosen tabelat e rrugëve në dy gjuhë, Bujanoci me dy sheshe (foto)
Referendumi i 1 dhe 2 marsit, marketing i spektrit politik të Luginës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration