Lugina drejt izolimit total!
Vështrime

Lugina drejt izolimit total!

21.Nov.2012 14:33
0
Kur Evropa përmes proceseve integruese, po i hap kufijtë e saj, karshi shteteve, që bëjnë pjesë në këtë Kontinent të vjetër, Serbia dhe Maqedonia përkundrazi vazhdojnë të cënojnë qarkullimin e lëvizjes së lirë për qytetarët shqiptarë, përgjatë kufijve të tyre shtetëror. Shkruan: Drilon Hyseni Rasti i fundit, i këtyre ditëve, është, ai, më i pashembullt me studentët e Luginës së Preshevës, të cilët studiojnë në Republikën e Maqedonisë. Ata, për disa orë rresht, u mbajtën të bllokuar në kufirin e Maqedonisë, me arsyetimin se kanë mungesë të dokumentacioneve, të cilat do t’ia mundësonin atyre hyrjen në Maqedoni. Këto dokumentacione shtesë, që i kërkon Maqedonia, për studentët e Luginës së Preshevës, përfshijnë një komplet me letra, të cilat përveç se marrin shumë kohë për t’i rregulluar, kushtojnë shtrenjtë, dhe janë të pa përballueshme për standardet e tyre. Ky fenomen ngjallë kureshtje për qytetarët e Luginës së Preshevës, mirëpo institucionet lokale, që menaxhohen nga drejtues shqiptarë, në këtë anë, interesohen shumë pak në këtë aspekt. Një problem tjetër që është aktiv, dhe kërkon qasje të menjëhershme, është problemi me diplomat universitare nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Prishtinës, për studentët e Luginës së Preshevës, për ata të cilët dëshirojnë të kthehen në vendlindjet e tyre, dhe ta ushtrojnë profesionin e tyre, për të cilin janë kualifikuar, dhe janë pajisur me diplomë, me vetë financim, diplomat e tyre aspak nuk kanë vlerë, sepse nuk është aktive marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, për njohjen e këtyre diplomave. Serbia si duket është mësuar që mos t’i respektoj marrëveshjet e tilla, mirëpo edhe autoritetet kosovare shumë pak ngrisin zërin në këtë drejtim. Nga ana tjetër, liderët institucionalë, që veprojnë në Luginë, pak janë duke bërë për aktualizimin e një problematike të tillë antiqytetëruese, ngase ata janë të punësuar nëpër vendet e tyre të punës, dhe i kanë të njohura diplomat e tyre, sepse i kanë të marra me vulë dhe nënshkrimin të RSFJ-së dhe se rrallë u bie të udhëtojnë në Maqedoni. Të rinjve shqiptarë, që jetojnë në Luginë, dita ditës, po u mbyllen perspektivat e shëndosha për arsimim dhe punësim, po u thyhen shpresat si dhe po u po ngulfatet ardhmëria. Autoritet shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë, duhet t’i qasen problemeve, që preokupojnë këtë pjesë të Serbisë të banuar me shqiptarë, për të mos na u përsëritur Çamëria e Molla e Kuqe (Nishi), në 100 vjetët e ardhshëm të këtij qindvjeçari, të cilin po e kremtojmë me dashuri dhe dinjitet. Elita shqiptare, vjen jo shpesh në Luginë, për ta proklamuar Shqipërinë e Madhe, dhe versionin se ne jemi “Një” si Komb dhe si Atdhe, mirëpo rezultatet në këtë aspekt tregojnë diçka krejt ndryshe. Ata njëherë e përgjithmonë duhet të vetëdijesohen, dhe sa më shpejt t’i zgjidhin këto probleme në mënyra të drejtpërdrejta, sepse kështu po luajnë me fatin e shqiptarëve jashtë kufirit.!/Titulli.com/  
Lugina e Preshevës, Kurban i shqiptarisë
Ku mbet Lugina ?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration