Lokale
LPD uron Ramën e Metën, kërkon përkujdesje më të madhe për Luginën
[caption id="attachment_83180" align="alignleft" width="300"] Jonuz Musliu[/caption]
Lëvizja e Progresit Demokratik, të udhëhequr nga kryetari i saj Jonuz Musliu, njëherit edhe kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc, uron e koalicionit të majtë, zgjedhjen për kryeministër të Edi Ramës dhe Ilir Metës, për kryetar të Parlamentit të Shqipërisë.
LPD-ja fitoren e koalicionit të majtë në zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri, e konsideron si fitore të Rilindjes Kombëtare për gjithë shqiptarët, duke llogaritur edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët presin më shumë nga Qeveria e re në shtetin amë.
“Qeverisja e re në Shqipëri me një program kombëtar, është rruga e sigurt për realizimin e aspiratave të popullit shqiptar për ta marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet ndër të tjera në kumtesë, transmeton Titulli.
LPD -ja shpreson te udhëheqja e re e Shqipërisë, për një përkujdesje më të madhe ndaj shqiptarëve në Luginë, në rrugën e realizimit të kërkesave të tyre legjitime në fushën e arsimit, kulturës, ekonomisë, shëndetësisë etj, thuhet mes tjerash në përgëzimin e LPD-së, të nënshkruar nga kryetari i saj Jonuz Musliu./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!