Lokale
Letovica me ujësjellës dhe rrugë të asfaltuar
Edhe një fshatë i komunës së Bujanocit po kompleton infrastrukturën më se të nevojshme për jetë më të mirë të qytetarëve të saj.
Letovicasit sot ishin shumë të gëzuar pasi pas shtatë viteve përfundoi projekti i ujësjellësit, jetikë për këta banorë.
Për të përuruar këto projekte në Letovicë sot qëndruan përfaqësuesit e komunës, me kryetarin Nagip Arifi, të cilët u shprehën më se të kënaqur me punimet e realizuara.
Këshilltari në Kuvendin Komunal nga Letovica Hajredin Hyda, theksoi rëndësinë e projekteve të realizuara si ujësjellësit njashtu edhe asfaltimin e rrugës në lagjen e “Berishve” me një gjatësi prej 250 metra dhe me një vlerë mbi dy milionë dinarë.
Për projektin e ujësjellësit ka folur drejtori i “Komunalisë” Ragmi Ramizi duke nënvizuar mundësitë që kishte ndërmarrja që ai drejtonë, në mënyrë që të sjellë ujin në shtëpit e banorëve të Letovicës.
Pas faljes së namazit të drekës në xhaminë e fshatit, në të cilën lutjet i kreu edhe kryetari Arifi me bashkëpunëtorë, u vazhdua me “Bismilah” me asfaltimin e rrugës në lagjen e “Berishve” , e cila padyshim shkoi si është më së miri.
Me këtë rast Drejtori i Drejtoratit për Ndërtim, Agim Haliti tha se me këtë punë të kryer sot pushteti lokal tregon se investimet në infrastrukturë do ti bëjë në të gjitha vendbanimet e kësaj komune.
Në fshatin Letovicë i cili numëron rreth 1650 banorë, ditëve në vijim do të fillojë edhe projekti për ndërtimin e ambulancës e cila do të jetë në shërbim të pacientëve të këtij fshati./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!