Kush është Talat Xhaferi, kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut?
Rajoni dhe Politika

Kush është Talat Xhaferi, kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut?

28.Jan.2024 10:10
0

Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai do të drejtojë qeverinë teknike për 100 ditë, deri në zgjedhjet e ardhshme.

 

Por kush është kryeministri shqiptar që do të qeverisë Maqedoninë e Veriut?

Talat Xhaferi ka lindur më 15 prill 1962 në Gostivar. Në vitin 1981, regjistrohet në Akademinë Ushtarake e Forcave Tokësore – drejtimi i këmbësorisë, dhe mësimin e ndjek në Beograd dhe në Sarajevë. Prej vitit 1996 deri në vitin 1998 u përkushtohet studimeve pas universitare me specializim në detyrat komanduese dhe të shtabit në Akademinë Ushtarake Shkup, ndërsa në vitin 2013, fiton titullin magjistër, pas mbrojtjes së suksesshme të tezës në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit në Shkup. 

Karrierën në forcat e armatosura e nisi në 1985-ën.

Ai njihej me nofkën komandant Forina.

Gjatë viteve të përfshirjes në politikë në radhët e BDI-së, ka qenë deputet, zëvendësministër i Mbrojtjes në vitin 2008 dhe ministër i Mbrojtjes në shkurt të 2013.

Në vitin 2016, për herën e pestë zgjidhet deputet në Kuvend, ndërsa në vitin 2017, zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Më 21 gusht zgjidhet Kryetar i dhomës ligjvënëse.

Talat Xhaferi flet gjuhën shqipe, maqedonase, serbe, kroate dhe angleze.

Ramadani do t'i propozoj kuvendit : Erion Veliaj të shpallet qytetar nderi i Komunës së Bujanocit
Sulmohen në Serbi dy autobusë të një kompanie kosovare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration