KRZ shpall rezultatet përfundimtare, PVD me dy deputet në parlament
Lokale

KRZ shpall rezultatet përfundimtare, PVD me dy deputet në parlament

24.Mar.2014 23:17
0
Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ) të hënën në mbrëmje ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura më 16 mars në Serbi. Sipas këtyre rezultateve të përpunuara nga të gjitha vendvotimet, koalicioni rreth Partisë Përparimtare Serbe (PPS) të cilën e udhëheq Aleksandar Vuçiq ka fituar 48,35 % të votave, respektivisht 158 mandate në parlament. Për këtë koalicion kanë votuar 1.736.920 qytetarë, transmeton Titulli. Koalicioni rreth Partisë Socialiste të Serbisë (PSS) të Ivica Daçiqit ka marrë 13, 49 % të votave, apo 44 ulëse në parlament. Lista e Partisë Demokratike “Për Serbi demokratike”, ka grumbulluar 6,03 % apo 19 mandate, ndërsa koalicioni rreth Partisë së Re Demokratike (PRD) të Boris Tadiqit ka fituar 5,70 % të votave, respektivisht 18 mandate. Gjashtë deputet në përbërjen e re të parlamentit do t’i ketë Koalicioni i hungarezëve të Vojvodinës, tre nga Partia e Aksionit Demokratik të Sanxhakut, ndërsa Partia për Veprim Demokratik (PVD), e Riza Halimit, parti e vetme shqiptare që mori pjesë në këto zgjedhje do të ketë dy deputetë, Riza Halimin dhe Shaip Kamberin. Partitë e tjera dhe koalicionet nuk e kanë kaluar pragun zgjedhor./Titulli.com/
Derisa Bujanoci mburret, donatorët përfundojnë misionet
“Kondiva” e Bujanocit në grevë të përgjithshme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration