Kryetari i Preshevës: Nuk duam ndryshim të kufijve, por të ndalim migrimin e shqiptarëve (video)
Lokale

Kryetari i Preshevës: Nuk duam ndryshim të kufijve, por të ndalim migrimin e shqiptarëve (video)

19.Jul.2016 20:51
0
Problemet e qytetarëve të Luginës janë më të rëndësishme se sa autonomia dhe ndryshimi i kufijve, ka thënë kryetari i Preshevës Shqipërim Arifi në intervistën e realizuar në emisionin e mëngjesit "SOT" në KTV.

“Politikanët në Preshevë për vite me radhë janë thirrur në bazë të referendumit në vitet ’90-të dhe deri më tani është vazhduar të kërkohet perceptim i tillë mirëpo duhet të gjejmë formën më të mirë. Autonomia më e madhe për ne është të ndalojmë migrimin e qytetarëve tonë dhe të jetojnë në këtë vend. Mendoj që qytetarët tanë duhet të kenë një kualitet më të mirë të jetës, kjo është me rëndësi”, ka thënë Arifi.

Duke iu referuar referendumit për autonomi të mbajtur më 1992, ai ka thënë se duhet të ketë një tjetër përmbajtje dhe një tjetër mesazh sepse situata dhe trendi kanë ndryshuar. Deklaratën e plotë, si dhe temat e tjera të trajtuara gjatë intervistës, mund t’i shikoni në videon e mëposhtme, ku kryetari Arifi ka shpalosur edhe planet tjera që ka si i pari i kësaj komune.

 

Stojanqa Arsiq, funksioneri lokal Bujanoc më të ardhura mujore mbi 140 mijë dinarë
Naim Rexhepi, ushtrues detyre i drejtorit në ndërmarrjen publike komunale "Direkcioni për Ndërtim" në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration