Kryetari i Preshevës nesër viziton krerët e UÇK-së në Hagë, e nis me Veselin Foto nga Arkiva.
Lokale

Kryetari i Preshevës nesër viziton krerët e UÇK-së në Hagë, e nis me Veselin

26.Jun.2022 23:06
0

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se nesër do ta vizitojë në qendrën e paraburgimit në Hagë, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

Arifi është shprehur i shqetësuar në lidhje me procesin, që sipas tij, është i padrejtë ndaj siç i quajti ai, burrështetasve të Kosovës.

“Të bindur, ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare në krye me ata që sot bartin emrin e Lirisë! Ndërsa nesër do të jemi live pas takimit”, është shprehur Arifi.

Kujtojmë se në paraburgim po qëndrojnë ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi e Veseli, ish-deputeti Selimi si dhe ish-komandantët e UÇK-së, Pejtër Shala e Salih Mustafa.

Ndërsa, ndaj ish-krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt është shqiptuar dënimi me burgim prej 4 vjet e gjysmë.

 

Shabiq: Përsëritja e vazhdueshme e zgjedhjeve në Tërnoc, tallje e procesit zgjedhor demokratik
“Gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës”, Arifi tregon se çka i tha Kadri Veseli në Hagë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration