titulli.com
Lokale

Kryetar: Shaip Kamberi apo Jonuz Musliu ?

21.May.2012 21:03
0
  Partia për Veprim Demokratik, Lëvizja e Progresit Demokratik, Unioni Demokratik Shqiptar dhe GQ Stojança Arsiq sot ka zhvilluar një takim për të afruar qëndrimet rreth formimit  të koalicionit për qeverisje me komunën e Bujanocit. Stojança Arsiq nga grupi qytetarë, konfirmoi për Titullin se një takim është mbajtur në ndërtesën e komunës së Bujanocit me koalicionin e mëparshëm. “ Sot zhvilluam një takim me PVD, LPD dhe UDSH në orën 13:30. Palët paraqitën ofertat e tyre, ndërsa ne do ti shqyrtojmë ato dhe do të dalim me ofertën tonë”, tha Arsiq. Subjektet në fjalë kanë caktuar për  të martën me fillim në orën 18h vazhdimin e bisedimeve për gjetjen e një marrëveshje për qeverisje me komunën e Bujanocit. Siç ka arritur të mësoj Titulli nga burime brenda ekipeve negociuese, është diskutuar edhe se kujt do ti takojë posti i kryetarit të komunës. Sipas këtij burimi është shtruar opsioni që posti katër vjeçar i kryetarit të drejtohet dy vite nga kryetari aktual Shaip Kamberi dhe dy vite tjera nga kryetari i LPD-së Jonuz Musliu. Bisedimet kanë ngecur në caktimin se kush do ta marrë këtë detyrë në dy vitet e para dhe kush në ato të fundit. Ish komandanti i UÇPMB-së Shefket Musliu duke komentuar për koalicionet në Bujanoc në një intervistë për televizionin Bujanoci tha se “dëshira ime është që shqiptarët ta kenë pushtetin, kush me kënd ata mund vetë ta vendosin”. Në zgjedhjet e 6 majit shqiptarët fituan 30 mandate në kuvend nga 41 gjithsejtë. Në bazë të ligjit nga dita e shpalljes së rezultateve fillon afati 60 ditorë për formimin e qeverisjes lokale./Titulli.com/
Lugina i bashkohet dhimbjes shqiptare
Çështja e Luginës jashtë agjendës kosovare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration