Kryeministri Kurti, emëron për këshilltare Ardita Sinanin
Lokale

Kryeministri Kurti, emëron për këshilltare Ardita Sinanin

19.Sep.2022 19:29
0

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka publikuar njoftimin në Facebook se Ardita Sinani, emërohet këshilltare e Albin Kurtit.

Postimi i plotë në Facebook nga Albin Kurti:

 

Kryeministri Kurti emëroi znj.Ardita Sinani, Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Prishtinë, 19 shtator 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar znj.Ardita Sinani, Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinoj znj.Sinani.

Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës.

Serbia zotohet se do të ndjekë penalisht “huliganët” pas marshit të LGBT-së
Emërimi i Sinanit si këshilltare, Arifi: Vendimi i Kurtit krijon përçarje në vazhdimësi në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration