Kremtimi i  40 vjetorit të matuarës, gjenerata e dhjetë (1973/74). Gjimnazi "Skënderbeu" në Preshevë
Lokale

Kremtimi i 40 vjetorit të matuarës, gjenerata e dhjetë (1973/74). Gjimnazi "Skënderbeu" në Preshevë

19.May.2014 15:51
0
Pas 40 vjetëve, gjenerata jonë u takua për ta shënuar, përkujtuar e festuar këtë Jubile të rëndësishëm të jetës tonë. Ideja për mbajtjen e një takimi të tillë ekzistonte edhe për organizimin e 20 vjetorit në vitin 1994, si dhe për vitin 2004, tridhjetvjetorin. Por, rethanat disi nuk ishin të volitëshme për ahengje në zymtësinê e rethanave të kohës: në 20 vjetor ishte regjimi i ashpër i Millosheviqit dhe nuk ishte kohë e përshtatëshme. Shkruan: Nehat Hyseni Kurse, në vitin 2004, dmth për 30 vjetorin, ishte një zhgënjim me rethanat e krijuara pas vitit 1999, kur Lugina e Preshevës mbeti jashtë Kosovës, për ç'arsye ndodhi konflikti i armatosur 2000-2001 dhe nuk kishte disponim të mjaftueshëm, prandaj edhe mungonte inisiativa dhe nisma për një gjë të tillë. Ndërkaq, që nga 2013-ta, Dr. Sci Arif Jahiu, në takimet që i kishim, ishte shumë entuziast dhe insistues për ta organizuar një takim të tillë. Ai i kishte bërë "presion" edhe Dr. Sci Sabit Sahitit, si dhe mua në fb,  duke na shtyrë që t'ia fillojmë aktivitetit për organizim. Kështu, një ditë marsi, vendosëm të takohemi në një lokal (Engji) të Preshevës: Arif Jahiu, Lumnije Ahmedi-Shaqiri, Sabit Sahiti, Shefki Ibrahimi dhe unë (Nehat Hyseni). Disa prej nesh nuk ishin parë qysh nga bankat shkollore. Takimi ishte emocionues dhe shumë entuziast. maturantet 1 Menjëherë i  ndajtëm detyrat: Lumnije Ahmedi t'i njoftoj femrat-shoqet dhe kontaktin me "Edoni collor" për foto dhe video inçizim dhe për CD; Shefki Ibrahimi anën financiare dhe restoranin bashkë me Sabitin,Sabit Sahiti njoftimin e shokëve dhe shoqeve dhe e caktuam ta koordinoj punën, kurse zyra e tij të jetë vend referimi ku duheshin lajmëruar të interesuarit,Arif Jahiu e mori për sipër njoftimin e shokëve nga Bujanoc. Meqë i kisha siguruar më parë listat e nxënësve nga drejtori Abdurrahman Zylfiu me anën e vëllaut tim Prof. Fikret Hyseni, na u lehtësua puna, sepse tani u siguruam për informacionin për të gjithë shokët dhe shoqet e gjeneratës. Këshilli nismëtar u takua disa herë dhe kishte një entuziazëm dhe vullnet të madh. Koha kalonte dhe informacionin, përveç portaleve, e shpërndanim vazhdimisht edhe në fb, së bashku me listat e nxënësve, por edhe kontaktonim me telefona etj. Sidomos dallohej entuziazmi i Dr. Sabit Sahitit, por edhe brengosja dhe preokuptimi i madh i tij. Kontaktonim shumë shpeshë gjatë tërë kohës dhe sa më shumë që afrohej dita e 10 majit, pritja bëhej edhe më e tensionuar. Të interesuarit lajmëroheshin nga të gjitha anët gjithnjë e më tepër dhe e konfirmonin pjesëmarrjen. Bile edhe nga Kanadaja u lajmërua Mustafë Ismaili, nga Zvicra Gjyltene Ibrahimi ankohej se nuk i konvenonte data dhe lutej për ta shtyrë së paku edhe për disa ditë, gjithashtu nga Zvicra u lajmërua Lutfije Sadiku-Lutka, e cila edhepse kishte qenë tri javë më heret në Preshevë, megjithatë kishte vendosur të vijë. Dr. Sabiti kishte vizituar personalisht Llojanin dhe disa fshatra të Bujanocit, si dhe kishte kontaktuar me shumë shoqe dhe shokë në Zvicër dhe kishte marrë disa konfirmime. Unë në Prishtinë, gjithashtu i takova disa shokë e shoqe, të cilët morën përsipër t'i informojnë edhe të tjerët. Më 7 maj 2014 Dr. Sabiti kishte caktuar mbledhjen e fundit të Këshillit organizativ, për të parë situatën definitive reth organizimit. Mirëpo, meqë isha i zënë me punë të pashtyeshme, unë i lajmërova se jam i zënë, por i luta që të gjitha obligimet që mi caktojnë, të më njoftojnë dhe shpreha pajtueshmërinë dhe miratimin tim për gjithçka vendoset.Pas mbledhjes më njoftuan se përgatitjet ishin të shkëlqyeshme, se gjithçka ishte gati dhe se me padurim pritej Dita e Takimit. Dita e Takimit Më 10 maj ne filluam të tuboheshim qysh nga ora 17:00 në kafe- ëmbëltoren "Izo-Caki", përball Gjimnazit. Kurse nga ora 17:45, meqë u shtua tepër numri i pjesëmarrësve, u transferuam në oborrin e Gjimnazit. Grumbullimi ishte i shpejtë dhe deri në orën 18:00 erdhën pothuajse të gjithë. Në fytyrat e të gjithëve vërehej një entuziazëm i madh, por dhe një mallëngjim dhe dyshim se, vallë, a do t'i njihnin të gjithë shokët dhe shokët? Përqafimet, britmat e gëzimit, ngazëllimi, mallëngjimi, qeshjet.ishin të pafund! matuaranete 2 Pastaj e bëmë edhe një fotografi të përbashkët para hyrjes së Gjimnazit Në sallën e arsimtarve ishin edhe dy ish drejtorët: Abedin Selimi dhe Zeqirja Fazliu, si dhe drejtori aktual Abdurrahman Zylfiu, prof. Avni Presheva, prof. Alixhemal Ibrahimi dhe kujdestari i klasës Xhevat Nasufi, i cili ishte edhe i vetmi kujdestar i gjallë nga dy klasët IV2 dhe IV3, meqë Sylejman Ahmedi, Rrahman  dhe Gani Ramadani, nuk ishin në mesin e të gjallëve. Kurse, nga nxënësit: Myzejene Osmani, Ali Latifi, Tefik Abdullahu, Shenasi Mustafa, Zijadin Murati dhe Rexhep Hasani. Andaj, mbajtëm një minut heshtje  në shenjë nderimi dhe respektimi të tyre. Pastaj fjalën e mori ish drejtorii Abedin Selimi, i cili foli për sukseset dhe sfidat e kohës së tij, si dhe Zeqirja Fazliu, pēr rethanat shoqërore e politike. Ndërsa, Abdurrahman Zylfiu, si drejtor aktual, foli për problemet aktuale me të cilët është duke u ballafaquar kjo shkollë: zvogëlimin rapid të numrit të nxënësve dhe mungesën e teksteve dhe mjeteve mësimore, ai i përmendi si probleme kryesore. Pastaj foli edhe kujdestari i klasës Xhevat Nasufi, i cili i evokoi disa kujtime mjaftë emocionuese nga bankat shkollore, si dhe kujtimet nga ekskursioni ynë nëpër tërë Jugosllavinë. Nuk e la pa e përmendur se si mua më kishte pasë zënë gjumi dhe isha vonuar, kështu që autobusi ishte nisur nga qendra dhe ishte ndalur te ura për të më pritur. Të gjithë qeshëmme këtë rast. Pastaj, edhe disa nga ne ish nxënësit, nga të cilët disa kishim punuar edhe si profesor në këtë Gjimnaz. Unë kisha punuar mbi pesë vjet, para se të shkoja në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë. Atëherë  kishim themeluar buletinin "Drita", i cili dilte katër herë në vit, numri i fundit i të cilit doli në fillim të tetorit 1984, kur unë e lëshova Gjimnazin. Gjithashtu i evokova dhe përkujtova të gjithë për aktivitetet e dendura që zhvilloheshin atëherë dhe për sukseset e mëdha: kishim marrë vendin e tretë, të dytin dhe pastaj të parin në Serbinë e atëherëshme, që përfshinte Kosovën dhe Vojvodinën. maturantete drejtori Pra, ishin ato vite kur kulmoi suksesi i kësaj Vatre të arsimit, edukimit dhe dijes. Emocionet e të gjithëve, por edhe të miat,  ishin gati të shpërthenin, derisa i përkujtoja të arriturat e përmendura.Pastaj, filluam të prezentoheshim me radhë, një nga një të gjithë ish nxënësit.Prezent ishim gjithsej 40 nxënës dhe 7 ish profesorë e drejtorë, dmth. gjithsej 47.Kurse, kemi qenë në IV2 34 nx. dhe në paralelen IV3 35 nxënës. Gjashtë nxënës kishin vdekur, kurse 63 janë të gjallë. Kjo i bie se ishim të pranishëm 63,5%nga numri i gjithëmbarshëm.Pra, ishte ky një numër i madh që na befasoi këndshëm të gjithëve. Sepse, ne nuk e prisnim se mund ta kalonim gjysmën, dmth 50%. dmth diku reth 30-35 veta. maturantet drejtori 2 Prezentimi i secilit veç e veç ishte tejet interesant, meqë mësuam për gjendjen familjare, arsimore e materiale të secilit prej nesh.E veçanta e kësaj ishte se të gjithë ishin të martuar dhe të gjithë kishin fëmijë, madje mbi 2/3 kishin nipa dhe mbesaipa dhe mbesa. Është interesant të ceket se, sa do e pabesueshme të duket, më së shumti munguan pikërisht shokët nga Presheva: Zihni Ymeri, Naser Neziri, Behlul Nasufi, Ekrem Emini, Fatmir Sylejmani etj.! Madje, kishte edhe nga ata shokë, të cilët gjetën arsye të çuditëshme, madje edhe të radikalizmit fetarë, kinse për shkak të muzikës dhe konzumimit të pijeve alkoholike nuk morën pjesë në këtë manifestim! Hajde "zaman", hajde!  Disa nga shoqet dhe shokët, të hidhëruar e revoltuar për mospjesënarrjen e këtyre bërtitën me mllef se "ata që nuk e respektojnë familjen dhe gjeneratën e vet, shokët dhe shoqet me të cilët u rritën bashkë dhe kaluan çastet dhe kohën më të bukur dhe më të ëmbël të jetës, e që pa arsye munguan, duhen qortuar dhe kritikuar botërisht!" [caption id="attachment_120999" align="aligncenter" width="628"]Lutfije Sadiku-Lutka, Lumnije Ahmedi-Shaqiri,Lumnije Hasani, Sadëka Aliu, Emine Jakupi, Qefajete Murati, Mihrije Abazi, Irfete Rexhepi, Lumnije Qerimi dhe Bejtushe Rrustemi-Dalipi                    Lutfije Sadiku-Lutka, Lumnije Ahmedi-Shaqiri,Lumnije Hasani, Sadëka Aliu, Emine Jakupi, Qefajete Murati, Mihrije Abazi, Irfete Rexhepi, Lumnije Qerimi dhe Bejtushe Rrustemi-Dalipi[/caption]   AHENGU NË RESTORAN Nga ora 20:00, të gjithë u transferuam në Restoranin "Europa 3". Fillimisht u dëshpruam me radhitjen e ravolinave, që nuk ishte bërë ashtu si ishim marrë vesh. Sepse, marrëveshja ishte që tavolinat të vendoseshin ashtu që të paraqisnin një tërësi që jep mundësi që të gjithë të mund të shiheshim midis veti. Por, falë mirëkuptimit dhe gadishmërisë së pronarit dhe ekipit të tij dhe shokëve, shumë shpejtë u vendosën tavolinat në një katrorë, ashtu si ishte më së miri. Kjo na mori nja 15 minuta kohë, andaj kërkohej servim i shpejtuar të pijeve dhe paragjellave e sallatave, për ta kompensuar kohën e harxhuar në rregullimet e përmendura. Ne si Këshill organizativ startuam me përshëndetjet tona me anë të mikrofonit që na e siguroi prof. i muzikës z. Bashkim Halimi. Sabiti dhe Arifi i përshëndetën mysafirët, duke ua uruar të gjithëve 40 vjetorin e maturës dhe duke i falemnderuar për pjesëmarrjen të gjithë të pranishmit.  Pastaj ma përcollën mua mikrofonin. Unë i përshëndeta të gjithë mysafirët dhe pasi u sigurova se të gjithë ishin vendosur e rahatuar mirë, paraqita një historik të shkurtër të aktivitetit tonë reth organizimit dhe se ideja jonë ishte të tuboheshim dhe të kënaqeshim "pa teklif", apo "pa cenzurë", ku të gjithë do ta ndienim veten 40 vjet më të rinjë, dmth të ndiheshim si 18 vjeçarë. maturantet restoran maturantet restoran 2 maturantet restoran 3 Që nga tingulli i parë, pothuajse nën komandë u ngritën pothuajse të gjithë për të vallëzuar. Ideja jonë ishte që të mos i ngjasonim dasmave, por që të lenim kohë më shumë për biseda, diskutime, tregime të momenteve të ndryshme më pikante dhe më interesante, sherreve të ndryshme, etj. Mikrofonin fillimisht ua dhuruam profesorëve dhe ish drejtorave, të cilët, siç është zakon në raste të tilla, nuk kursyen lavdratat dhe epitetet më të larta, duke na quajtur "gjeneratë e artë", etj. Por, bisedën dalëngadalë e orientonim nga sherret tona dhe ndodhitë e ndryshme, problemet që i bënim si nxënës, me qëllim për tu bërë interesant dhe për të qeshur e për t'u argëtuar e dëfryer.Pastaj, filloi muzika, e cila ishte e përkryer. Pastaj, pronari i lokalit na pyeti se a do të pranonim të na qerraste me sjelljen e grupit të muzikës me daulle e zurle. Na pranuam me kënaqësi dhe doli shumë bukur edhe kjo pikë me valltarët fascinues që i dhanë një hov dhe hijeshi edhe më të madhe ahengut. Posaçërisht u kënaqëm pas orës 1:00 kur e pushuam muzikën dhe u ulëm një grup më i vogël për të biseduar, meqë më tepër se gjysma shkuan.Biseda aq ishte e këndëshme, desh plasëm së qeshuri. Ritëm të posaçëm dhe kontribut të madh i dha sidomos Bejtushe Rexhepi, e cila shquhej me hajgaret e saja me plotë sens humori nuk kishin të ndalur. Reth orës 2:15 u shpërndamë të gjithë, duke shprehur lumturinë dhe kënaqësinë që u takuam, duke i shprehur njëri-tjetrit falemnderime të pafund! Posaçërisht ishin drejtuar falemnderimet dhe urimet e përzemërta për Këshillin organizativ. Sipas deklaratave të pjesëmarrësve, përshtypjet dhe kënaqësia ishin të papërshkrueshme! Falemnderimet tona të pafund janë sidomos për shoqet dhe shokët që erdhën enkas nga Kanada, Zvicra, Gjermania, Kosova, Maqedonia etj. Takimi i tejkaloi shumëfish të gjitha pritshmëritë tona. Sidomos,  ne disa që ishim nismëtarë të kësaj pune, druheshim se, vallë,  a do t'ia dalim?! Por, urimet dhe kënaqësitë që morëm të gjithë na bënë aq të lumtur dhe krenarë, sa që druhemi ta marrim me mend se sa do të kishim gabuar dhe bërë "gjynah", po të mos e kishim organizuar! Vetëm tani jemi duke e kuptuar se sa i nevojshëm dhe i domosdoshëm paska qenë ky takim! Urime, urime, urime të pafund të gjithëve! Zoti e bekoftë dhe lumturoftë gjeneratën tonë të bekuar!!! PS: Së shpejti do ta marrin falas të gjithë pjesëmarrësit CD me video inçizime të montuara e sistemuara me kujdes maksimal profesional dhe me dashuri të veçantë, si dhe fotografitë e shumta dhe shumë cilësore. I lutem shoqeve dhe shokëve pjesëmarrës që të shtojnë tekstin, duke e plotësuar me përshkrime, përshtypje dhe ndodhi që nuk janë përfshirë. Verzioni i parë i Monografisë së gjeneratës tonë  ( 71 faqe) me foto nga Takimi, është botuar më 17. maj 2014, (në color dhe bardhë e zi.) dhe të interesuarit mund ta marrin. Ndërkaq, verzioni i zgjëruar i Monografisë, me shenime të detajuara dhe të zgjëruara, është duke u përgatitur intensivisht. Andaj, ju lutemi t’I dërgoni kontributet tuaja në e-mailin: nehathyseni@gmail.com. Kjo Monografi e ilustruar me fotografi të shumta color, në të dy verzionet, dmth të shkurtër dhe të zgjëruar, së bashku me fotografinë e përbashkët të 10 majit 20014 para bustit të Skënderbeut, do t'i dhurohen Gjimnazit "Skënderbeu". Kurse, Fotografia e përbashkët do të vendoset, siç na tha Drejtori Abdurrahman Zylfiu,  në radhën e fotografive të gjeneratave të mëherëshme në lokalitetin qendror të Gjimnazit dhe do të mbetet kujtim i përhershëm, si pjesë e historisë së Gjimnazit. Kurse, Monografitë do të vendosen në Arkivin e Gjimnazit, si pjesë e historikut të Tij të lavdishëm, që na bënë të lumtur dhe krenarë që edhe ne jemi pjesëtar të saj!
Vajza nga Bujanoci, që mahnit me talentin (video)
Kryetari i Bujanocit po qëndron për vizitë në Zvicër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration