Kosova thirrje NATO: Të monitorohet kufiri me Serbinë! Jemi të kërcënuar
Rajoni dhe Politika

Kosova thirrje NATO: Të monitorohet kufiri me Serbinë! Jemi të kërcënuar

16.Apr.2024 08:26
0

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Ejup Maqedonci tha në një intervistë për Euronews Albania se Kosova ndihet e kërcënuar nga ndonjë sulm i mundshëm nga Serbia.

Ai i bëri thirrje NATO-s të monitorojë kufirin me Serbinë.

“Nuk është vetëm analogji, kjo vjen me informacionin që kemi paraqitur para disa javësh për përgatitje të vazhdueshme të grupeve që kanë realizuar sulmin terrorist në 24 shtator në Kosovë. Këto grupe asnjëherë nuk janë dënuar apo ndjekur, ato vazhdojnë të qarkullojnë dhe përgatiten brenda Serbisë dhe bazuar në ato informacione vlerësojmë se derisa këto grupe janë funksionale dhe ndërlidhen me strukturat e sigurisë në Serbi, paraqesin kërcënim të vazhdueshëm dhe këto lloj ushtrimesh mund të shfrytëzohen për ndonjë qëllim tjetër. Vazhdimisht njoftojmë NATO-n për informacionet që kemi. NATO është e përkushtuar që të mbrojë kufirin e Kosovës dhe këtë e ka bërë të ditur edhe zyrtarja e NATO. Pas sulmit të 24 shtatorit kemi pasur një rritje të numrit të forcave të KJFOR për një ruajtje më efikase të vijës kufitare”, tha Maqedonci.

 

Mediat serbe sulmojnë futbollistin shqiptar që la Serbinë e luajti për Kosovën
Analiza nga BBC: Vija e kuqe është kaluar, a mund ta shmangë Perëndimi luftën Izrael-Iran?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration