Komunat shqiptare në Luginë të krijojnë Asociacionin e tyre
Lokale

Komunat shqiptare në Luginë të krijojnë Asociacionin e tyre

26.Mar.2015 14:41
0
Me ngritjen e çështjeve të ndryshme nga deputetët nisi seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën në rend dite është votimi për Avokatin e Popullit institucion ky që merret me të drejte njeriut.

E pikërisht për të drejtat e njeriut foli edhe deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi. Por ai foli për shqiptarët në Luginën e Preshevës, duke kërkuar nga Kosova dhe Shqipëria që të kërkojnë që edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës të formojnë Asociacion të Komunave, njësoj sikur Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi kërkoi që shqiptarët në Luginën e Preshevës të mbështeten institucionalisht për ta formuar Asociacionin e Komunave Shqiptare në Serbi.

Ai tha se derisa Serbia po synon që Asociacionin e Komunave Serbe ta bëjë kategori kushtetuese, në anën tjetër mënyrë të hapur, po i diskriminon shqiptarët në Luginën e Preshevës. Kurteshi theksoi se shqiptarët atje përballen me presion të vazhdueshëm, ndërkohë që kërkoi nga Kosova dhe Shqipëria më shumë përkrahje për tri komunat shqiptare, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Dy shtetet shqiptare duhet të hapin zyra ndërlidhëse për Luginën e Preshevës dhe të vënë kontakte të rregullta institucionale. Tri komunat e Luginës së Preshevës duhet ta themelojnë Asociacionin e Komunave dhe për këtë duhet ta kenë edhe përkrahjen tonë”, tha Kurteshi, raporton RTK.

Edhe deputetë të tjerë kërkuan për shqiptarët e Luginës së Preshevës të drejta të barabarta me të drejtat që gëzojnë serbët në Kosovë.

Ndërkohë, nga 38 pyetje parlamentare që ishin nga deputetët në kohën e pyetjeve parlamentare, pak prej tyre morën përgjigje nga kabineti qeveritar, pasi që kryeministri dhe një numër i madh i ministrave mungonin në seancë. /Titulli.com/

Studimi mbi Luginën i akademik Hivzi Islamit dhe profesor Arsim Ejupi
Dy shqiptarë nga Lugina dhe dy nga Kosova kapen me 71 dele
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration