Beqiri, Krasniqit: Vetëm  Lugina po paguan taksën për të hyrë në Kosovë
Lokale

Beqiri, Krasniqit: Vetëm Lugina po paguan taksën për të hyrë në Kosovë

13.Sep.2013 11:44
0
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Galip Beqiri ka kërkuar sot nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Jakup Krasniqi heqjen e taksës prej 20 eurove për qytetarët shqiptarë të Luginës që hyjnë me makinat e tyre në territorin e Kosovës. Beqiri përmes një letre të hapur shpreh shqetësimin për  situatën e krijuar në mes të Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë, me bllokimin e kufirit dhe vendosjen e taksave, derisa kërkon marrjen e masave adekuate për kalimin e kësaj situate duke tërhequr një paralele edhe me taksën që shqiptarët e Luginës po paguajnë për dy vite. Ai njëherit me këtë rast i ka bërë thirrje kryeparlamentarit kosovar që të angazhohet në implementimin e plotë të Rezolutës së aprovuar për Luginën, e cila parasheh pezullimin e taksës së policës së sigurimit për veturat me targa të komunave të Luginës që hyjnë në Kosovë, transmeton Titulli. “Kërkojmë nga ju që në suazat e kompetencave tuaja të siguroni implementimin e plotë të Rezolutës dhe të shqyrtoni pezullimin e taksës për automjetet e shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja”, thuhet në letrën e Beqirit drejtuar kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Në këtë letër ndër të tjera thuhet se janë bërë dy vite që shqiptarët e Luginës paguajnë këtë taksë, njëherë 60 euro për dy javë dhe tani 20 euro për një javë. “Konsiderojmë që kjo taksë aplikohet vetëm për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, nga se për qytetarët e komunitetit serb, Qeveria e Serbisë përmes fondeve dhe mënyrave joformale po i bënë refundimin e kësaj takse”, thuhet matej në letër. KKSh duke dënuar aktin e shtetit maqedonas i lutet publikisht Krasniqit që në të njëjtën mënyrë të shqyrtojë veprimet e shtetit të Kosovës ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë./Titulli.com/ ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ Letren e Hapur drejtuar Kryekuvendarit Jakup Krasniqi

REPUBLIKA E KOSOVËS

KUVENDI I KOSOVËS

Kryetarit Jakup KRASNIQI

10 000 Prishtinë

 

LETËR E HAPUR

kksh-logoMë lejoni që në fillim ti shpreh shqetësimet tona rreth situatës së krijuar të Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë. Shpresojmë që dy vendet do të ndërmarrin masa urgjente për tejkalimin e bllokadës tregtare që seriozisht i kërcënon marrëdhëniet fqinjësore në frymën konventat ndërkombëtare dhe marrëveshjet për lëvizje të pandërprerë dhe këmbim të njerëzve, mallrave dhe kapitalit mes shteteve. Veprimet e tilla si të shtetit maqedonas nuk i kontribuojnë paqes dhe stabiliteti në rajon, krijimit të fqinjësisë së mirë dhe nuk janë në raport me vlerat integrues të familjes së madhe evropiane. Në këtë kontekst, ndërtimit të marrëdhënieve të afërta miqësore mes qytetarëve dhe intensifikimit të bashkëpunimit të bashkësisë së biznesit të të dyja shteteve duhet të mbetet prioritet. Megjithatë, nuk mundem pa iu drejtuar Juve në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe qytetarëve shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja që në suaza të kompetencave të Juaja të siguroni implementimin e plotë të Rezolutës me Nr. 04-R-011 dhe të shqyrtoni pezullimin e taksës për automjetet e shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Tashmë janë bërë dy vite radhazi, njëherë 60 euro për dy javë e më pas 20 euro për një javë, që bëhet pagesa e shqiptarëve për policat e sigurimit të automjetit nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Janë fakte noterë arsyet e vendosjes së kësaj takse. Por, konsiderojmë që kjo taksë aplikohet vetëm për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nga se për qytetarët e komunitetit serbë, Qeveria e Serbisë përmes fondeve dhe mënyrat jo formale i bënë refundimin e kësaj takse. Andaj, duke dënuar dhe gjykuar aktin e shtetit maqedonas, iu lutemi publikisht të shqyrtoni po në të njëjtën mënyrë edhe veprimet e shtetit të Kosovës ndaj shqiptarëve të Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës. Pasur parasysh që Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Rezolutë për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me Nr. 04-R-011 të datës 6 qershor 2013. Mbesim me shpresë që të përfaqësoni edhe interesat e shqiptarëve të kësaj treve dhe urgjentisht të ndërmerrni masat e nevojshme.   Bujanoc, 13.09.2013                                                                                                                                                                                                             Galip Beqiri - Kryetar
Mësimi fetar sjellë tollovi edhe në Preshevë
Sadriu: Liderët e Luginës nënë e kanë Shqipërinë, babë Serbinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration