Këto janë procedurat për të marrë ndihmën prej 100 euro, opsioni 1 më i lehtë
Lokale

Këto janë procedurat për të marrë ndihmën prej 100 euro, opsioni 1 më i lehtë

25.Apr.2020 10:27
0

Qeveria e Serbisë në vendim fundit ka njoftuar për procedurat për pagesën prej 100 euro për qytetarët e moshës mbi 18 vjec si ndihmë në situatën e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit, transmeton Titulli.com.

Sipas këtij vendimi pensionistët dhe ata që marrin ndihma sociale do t’i paguhen në mënyrë automatike nga 100 euro ndërsa te tjerët që dëshirojnë këtë ndihmë duhet të lajmërohen nga data 15 maj deri më 5 qershor në dy forma atë të sistemit online dhe thirrjes telefonike.

Në të dy format është e domosdoshme të paraqitni katër të dhëna: Emrin dhe mbiemrin, Numrin personal dhe të letërnjoftimit dhe bankën në të cilën dëshironi të pranoni atë pagesë, nëse nuk keni llogari në bankë atëherë sqaroni vetëm në cilën bankë dëshironi të ju paguhet në llogari të vecantë.

Lajmërimi në sistemin online:

Kjo është një formë e e paraqitjes për të marrë ndihmën prej 100 euro, kryhet përmes portalit në internet të drejtorisë së thesarit (Uprava za trezor) qytetarët mundë vet të japin të dhënat e veta të kërkuara, proceduarë që mundë të zgjasë 1 minutë.

Lajmërimi përmes sisitemit të telefonit:

Kjo është forma e dytë e paraqitjesë për të marrë ndihmën prej 100 euro përmes thirrjes telefonike të qendrës qytetarët do të kenë mundësi të japin të dhënat e kërkuara.

Qytetarët duke thirrur në telefon para vetes do të kenë 3 opsione:  Opsioni 1- sistemi në mënyrë automatike do të regjistrojë porosin, Opsioni 2- në rast se dëshironi të flisni me operatorin që të ju vërtetojë se a jeni të regjistruar apo jo dhe Opsioni 3- për ankesa.

 

Mediat serbe i bëjnë jehonë deklaratave të Shkelzën Gashit: UÇK vrau 1000 civil serbë
Xhamia e Madhe e Mekës  në natën e parë të faljes për muajin e shenjtë të Ramazanit (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration