Këshilli i Sigurimit, Rusia kritika për drejtimin. Rama i kërkon të ndalë luftën
Rajoni dhe Politika

Këshilli i Sigurimit, Rusia kritika për drejtimin. Rama i kërkon të ndalë luftën

21.Sep.2023 08:19
0

Hapja e debatit për agresionin rus në Ukrainë nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e Presidentit të Këshillit të Sigurimit, nuk kaloi në paqe. Përplasja e parë, jo vetëm në këndvështrime për luftën në Ukrainë, por për procedurë, i erdhi pikërisht nga ambasadori rus.

Shqetësimi i tij lidhej me faktin se pse Presidentit ukrainas duhej t’i jepej fjala para krerëve të shteteve dhe qeverive. Diplomati rus kundërshtoi Ramën edhe për ftesën që kryeministri shqiptar kishte bërë për ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, por edhe me ndihmën e ambasadorit shqiptar në OKB, që i jepte Ramës herë pas here këshilla. 

Rama nuk la pa përgjigje përfaqësuesin e Rusisë: “Përfaqësuesi i OSBE-së këtu është shqiptar nga Maqedonia e Veriut, por nëse do të jeni më i qartë cili është problemi, do t’ju ndihmoja”. 

Debati prej më shumë se 10 minutash se kush duhet të fliste i pari dhe kush nuk duhet të ishte i pranishëm në këtë mbledhje përfundoi me një ftesë për zgjidhje të të gjithë kësaj situate të kryeministrit Edi Rama.

Ashtu si Prisidenti i Ukrainës, edhe Rama mendon që e drejta e vetos e ka dobësuar fuqinë e Këshillit të Sigurimit. Ai i bëri thirrje të gjitha shteteve anëtare të OKB që me luftën në Ukrainë duhet të jenë të qartë. 

Qëndrimi i tij mori përshëndetjen e Zelenskyt, i cili u largua nga salla pasi kryeministri Rama mbaroi fjalën e tij, për t’i lënë radhën që të ulet në tryezë ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov. 

“Përmend luftën në ish-Jugosllavi”, Lavrov: BE përshpejtoi zgjerimin për Ukrainën, jo për Ballkanin
Presidenti Begaj në OKB kërkon njohje për Kosovën, flet edhe për shqiptarët në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration