KDNJ dënon aktet diskriminuese të Inspektoriatit Serbë
Lokale

KDNJ dënon aktet diskriminuese të Inspektoriatit Serbë

08.Nov.2013 23:06
0
Këshilli për të Drejtat e Njeriut (KDNJ) në Luginë reagon ashpër ndaj aksionit të Inspektoratit serb në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Rainc të Preshevës, me ç’rast janë konfiskuar të gjitha librat. “Aktet e tilla të ulëta dhe qyqare në asnjë mënyrë nuk i shërbejnë paqes dhe mirëqenies. KDNJ dënon këtë akt diskriminues ndaj nxënësve dhe personelit arsimor”, kështu nisë reagimi i Këshillit për të Drejtat e Njeriut me rastin e konfiskimit të librave në shkollën e Raincës. “Jo vetëm në Preshevë por edhe në dy komunat tjera (Bujanoc dhe Medvegjë) është ndër problemet kryesore, problemi i librave shkollore. Kjo çështje ka të bëjë me çështjen e planeve dhe të programeve mësimore. Mirëpo, me tekstet shkollore mund të vërehet mungesa e plotë e trajtimit sistematik”, shkruan në reagim KDNJ. Ky Këshill thekson se në Luginë tashmë me vite nuk ka tekste shkollore në gjuhën shqipe të cilët janë publikuar në Serbi, kurse tekstet shkollore të cilët janë botuar në mes të viteve të 1990-ta nuk u përgjigjen nevojave të veçanta të arsimit në gjuhën shqipe, edhe pse sistemi juridik i Serbisë e njeh mundësinë e importimit të librave në gjuhën e pakicave, aplikimin e kësaj mundësie Qeveria e Serbisë po e penalizon. “Me këtë rast edhe më tej po konfirmohen politikat histerike ndaj arsimit shqip, edhe pse nga viti 2001 dy herë, Ministria e Arsimit Republikës së Serbisë ka lejuar aplikimin dhe importimin e teksteve shkollore Kosova dhe më pas ka kriminalizuar ato”, sqaron KDNJ. Këshilli për të Drejtat e Njeriut me seli në Preshevë thotë se dëshmohet nevoja për zgjidhje politike rajonale për negocim të drejtës në arsim që është njëra nga të drejtat themelore, jo vetëm të theksuara në Deklaratën universale për të drejtat e njeriut, është aprovuar në ditën e sotme të vitit 1948, por edhe nga vetë Kushtetuta e Serbisë. “Kërkojmë që Qeveria e Republikës së Serbisë ta respektoj Kushtetutën e Serbisë, ligjet që përkojnë me arsimin, Ligjin mbi ndalimin e diskriminimit, Deklaratën e Bolonjës nënshkruese e të cilës është Serbia, Konventën kornizë mbi mbrojtjen e të drejtave të pakicave nacionale dhe Konventën e UNESCO-s kundër diskriminimit në fushën e arsimit dhe në këtë mënyrë të ndërpritet praktika e diskriminimit ndaj popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës, e që ka të bëjë me të drejtën në arsim adekuat. Ngase e drejta në arsim nuk është çështje politike por e drejtë themelore e njeriut dhe njëra ndër të drejtat e pakicave të garantuara me Kushtetutën e Serbisë dhe me standardet të cilat e obligojnë Serbinë” thuhet në fund të reagimit të KDNJ-së./Titulli.com/
“Serbia, problemin e librave nuk donë ta zgjidh në mënyrë paqësore”
Përfundon operacioni serb në shkollën shqiptare në Preshevë (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration