Kamberi, takoi ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher R. Hill
Lokale

Kamberi, takoi ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher R. Hill

02.Aug.2022 14:16
0

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka takuar ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christopher R. Hill.

Ai ka thënë se në takim diskutuan për kërkesat që ia kanë dërguar presidentit Vuçiq.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka thënë se “prezenca më e madhe e SHBA-së në Luginë dhe përkrahja e kërkesave tona legjitime ishin temë e bashkëbisedimit tonë”.

“Në Ambasadën e SHBA-së në Beograd bashkëbisedova sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës , SH. T. Christopher R. Hill. Me ambasadorin Hill bashkëbiseduam për kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia kemi dhënë presidentit Vuçiq, për nevojën e realizimit të Planit 7-pikësh dhe për situatën në Luginë në përgjithësi. Prezenca më e madhe e SHBA-së në Luginë dhe përkrahja e kërkesave tona legjitime ishin temë e bashkëbisedimit tonë”, shkroi Kamberi në Facebook.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration