Kamberi: Shqiptarët janë të nënpërfaqësuar në institucionet e Serbisë.
Lokale

Kamberi: Shqiptarët janë të nënpërfaqësuar në institucionet e Serbisë.

28.Jun.2016 10:19
0
Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit, ka deklaruar për gazetën "Zëri" se shqiptarët janë të nënpërfaqësuar në institucionet e Serbisë.

Sipas tij, largimi i komandantit të Stacionit Policor në Bujanoc, i cili ka qenë nga radhët e komunitetit shqiptar, është vazhdimësi e politikës shtetërore për nënpërfaqësimin e shqiptarëve, politikë e cila nuk ndryshon me dekada në këtë shtet.
Ekrem Krasniqi nuk arriti as dy muaj të qëndrojë në krye të Stacionit Policor në Bujanoc, komunë kjo me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Zgjedhja e tij në muajin prill të këtij viti në postin e komandantit të Stacionit Policor ishte vlerësuar historike, pasi që ishte hera e parë që një shqiptar nga kjo komunë në Serbi të zgjidhej në krye të një stacioni policor. Por, javë më parë ai është larguar nga ky post me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Beograd, me t’u zëvendësuar me një serb.

Bujanoci dhe Presheva, komuna këto me shumicë absolute shqiptare, vazhdojnë që komandantët e Policisë t’i kenë serbë, të zgjedhur drejtpërdrejt nga Qeveria në Beograd.

Në këto komuna drejtuesit e Policisë ka disa vite që ua shlyejnë banorëve shqiptarë adresat e vendbanimeve, duke ua pamundësuar që t’i nxjerrin dokumentet e identifikimit dhe në këtë mënyrë ta spastrojnë Luginën nga shqiptarët.

Kamberi: Kosova të vendosë reciprocitet

Për dallim nga Kosova, ku në komunat me shumicë serbe komandantët e stacionit policor vijnë nga radhët e komuniteteve që udhëheqin me nivelin lokal, në Serbi kryetarët e komunave nuk kanë kurrfarë kompetence në zgjedhjen e shefave të policisë lokale.

Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se shqiptarët janë të nënpërfaqësuar në institucionet e Serbisë. Sipas tij, largimi i komandantit të Stacionit Policor në Bujanoc, i cili ka qenë nga radhët e komunitetit shqiptar, është vazhdimësi e politikës shtetërore për nënpërfaqësimin e shqiptarëve, politikë e cila nuk ndryshon me dekada në këtë shtet./zeri/

Bujanoc: Prezantohet projekti "Me diturinë dhe proaktivitetin e të rinjëve deri tek vendet e reja të punës"
Malësia e Bujanocit dhe zbrazja e heshtur shqiptare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration