Kamberi: Kosova ofroi ndihmë për Luginën e Preshevës, Shqipëria vetëm premtime (video)
Lokale

Kamberi: Kosova ofroi ndihmë për Luginën e Preshevës, Shqipëria vetëm premtime (video)

05.May.2020 19:36
0

Ditën e sotme i ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel ishte i ftuar kryetari i komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi. 

Kamberi e nisi bisedën me një bilanc sa i përket Koronavirusit në vendin e tij. Ai u shpreh se Bujanovci është një ndër vendet më pak të prekura nga CoVid-19.

Deri më tani në këtë komunë janë konfirmuar 4 të prekur të cilët asnjëri nuk ka qenë shqiptar, por të komunitetit rom dhe serbë.

Sa i përket ndihmave që u kanë shkuar nga Beogradi, ai u shpreh se kanë pasur kontakte por nuk kanë marrë ndihmë dhe as u kanë thënë që do u dërgojnë ndihma.

Kamberi: Ne kemi pasur kontakte dhe kemi marrë një ndihmë nga qeveria e Republikës së Kosovës në vlerë prej 200 mijë euro aq sa ka marrë edhe Presheva dhe 100 mijë të tjera janë ndarë për komunën e Medvegjës.

Denis Dyrnjaja: Pra 500 mijë në total. Po Shqipëria ka dhënë kontribut?

Kamberi: Kam patur kontakte me ministrin Gent Cakaj dhe ka premtuar se edhe qeveria shqiptare është duke shqyrtuar një mundësi për të dërguar ndihma financiare.

Denis Dyrnjaja: Nuk ka një vlerë?

Kamberi: Jo nuk ka.

 

Këshilli Komunal i Bujanocit miraton propozimin për mjetet e Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration