Kamberi: Asgjë s’është e pamundur... E kam zgjedhur rrugën e opozitës
Lokale

Kamberi: Asgjë s’është e pamundur... E kam zgjedhur rrugën e opozitës

18.Apr.2013 09:10
0
Nënkryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Shaip Kamberi gjatë një intervistë për portalin informativ Titulli.com ka folur për situatën në Luginë Gjatë intervistës Kamberi ka deklaruar se popullata shqiptare e Luginës së Preshevës (LP) në mënyrë sistematike është duke u  përjetuar diskriminimin shtetëror, duke ia shkelur të drejtat fundamentale individuale, ato kolektive politike dhe deri te rrezikimi i mirëqenies ekonomike. Kamberi thotë se gjendja ekonomike është katastrofave në rajon mirëpo ai nuk pajtohet me tendencat e fundit që problemi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës të cilësohet vetëm si problem ekonomik, pasi para së gjithash ai është politik. “Asgjë s’është e pamundur”, shprehet Kamberi kur është fjala për bashkimin e spektrit politik shqiptar drejt qëllimeve të përbashkëta kombëtare. “Nëse partitë politike shqiptarë i mbesin besnik asaj që në formën e shkruar e kanë si Program politik dhe në praktikë e respektojnë programet e veta, ndërkohë që ato nuk ia nënshtrojnë interesave të thjeshta individuale, grupore apo klanore, hapësira për bashkëpunim është e madhe”, thotë ish kryetari i Komunës së Bujanocit. Duke folur për Kuvendin e këshilltarëve shqiptar të LP i cili tashmë ka marrë një dimension të ri, sipas bashkëbiseduesit, ai do të jetë më efikas dhe do të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve në këtë rajon. Kamberi dhe subjekti i tij politik do të përkrahin edhe çdo projekt që realizohet nga pushtetit lokal në Bujanoc dhe i cili ka për qëllim përmirësimin e kushteve të qytetarëve. “Përkrahim projektet që realizohen në mënyrë transparente dhe nga procesi i realizimit të të cilëve çrrënjoset korrupsioni. Nuk mund të përkrahim vetëm ato projekte që i shërbejnë politikës ditore, respektivisht, që realizohen me të vetmin motiv që partnerit politik t’i jepet diçka në shkëmbim të përkrahjes politike”, thotë kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc. “Mjerisht, nuk mund të përkrahim projektet e fundit të cilat ka nisur të realizojë Direkcioni për ndërtim. Arsyeja është e thjeshtë mjetet për investime kapitale nuk mund të përdoren për renovimin e kishave apo rrugëve të varrezave, ato mjete duhet të përdoren për projektet të cilat janë definuar si kapitale”, thotë Kamberi. Në pyetjen se çka e shqetëson më së tepërmi Shaip Kamberin, ai përgjigjet: “Nuk ka asnjë shqetësim që ka të bëjë me personalen. Unë me vetëdije e kam zgjedhur rrugën e opozitës. Mund të them se shqetësimet e mia janë shqetësime që duhet ta ngacmojnë ndërgjegjen e çdo individi, prej krizës ekonomike, pabarazisë politike, diskriminimit sistematik shtetëror dhe gjithçkaje që ka të bëjë me mbajtjen e shqiptarëve në pozitë inferiore politike, apo pozitë diskriminuese”. Në këtë intervistë Kamberi flet edhe për largimin e punëtorëve shqiptar nga puna si dhe arsyen e mos hapjes së shkollës fillore në lagjen e strukarëve në Tërnoc./Titulli.com/ Intervistën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU
Presheva rritë sasinë e ujit të pijshëm
Reciprocitet, jo ndryshim kufijsh
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration