“Jo të gjithë hajdutët vijnë për të keq”, në shtëpinë e kulturës në Bujanoc
Lokale

“Jo të gjithë hajdutët vijnë për të keq”, në shtëpinë e kulturës në Bujanoc

12.Feb.2013 08:43
0
Shfaqet komedia “Jo, të gjithë hajdutët vijnë për të keq” e regjisorëve Artan Ibishi dhe Gani Veseli Një shfaqje e cila nxiti interesim të madhe tek qytetarët, u prezantua mbrëmë në shtëpinë e kulturës në Bujanoc. Pas shfaqjes së komedisë aktorët u shprehen të kënaqur që për disa ishte hera e parë që ngjiteshin në skenë. Liridona Osmani i tha gazetarëve se është e kënaqur që mori pjesë me një rol në këtë komedi. “Roli im në këtë shfaqje ishte “Manurja” shërbëtorja e zonjës dhe zotërisë dhe jam e kënaqur që më është besuar ky rol”, u shpreh Osmani. Edhe aktori Mentor Zeqiri tha se përmes komedisë “Jo të gjithë hajdutët vijnë për të keq” është dërguar një mesazh i qartë tek publiku që e përcolli këtë shfaqje. Regjisorët Artan Ibishi dhe Gani Veseli nga Presheva, për të cilët kjo ishte hera e parë që japin një shfaqje në Bujanoc, ndan mendim pozitiv dhe se i premtuan publikut se komedinë do ta rishfaqin edhe njëherë gjatë javës së ardhshme për qytetarët e Bujanocit. “Kjo ka qenë një shfaqje me një tekst të autorit italian Dario Fo, që nganjëherë është vështirë për ta plasu me një mentalitet siç jemi ne shqiptarët”, është shprehur Veseli duke nënvizuar se kjo shfaqje jep mesazhin e tradhtisë bashkëshortore. Artan Ibishi, regjisor, pas përfundimit të shfaqjes u shpreh se aktorët e rinj kanë bërë një punë të mirë. “Këta të rinj që i patë sonte kanë shkëlqyer në këtë komedi për të cilën i kanë bërë vetëm dy muaj prova”, theksoi Ibishi. Sipas tij komedia “Jo të gjithë hajdutët vijnë për të keq” nuk është bërë vetëm për Bujanoc e Preshevë, por një shfaqje e tillë do t’i prezantohet edhe publikut të Medvegjës si dhe do të marrë pjesë në festivalet e Kosovës, si në Mitrovicë dhe Vushtrri. Realizimi i komedisë është mbështetur nga Këshilli Kombëtar Shqiptar si dhe shtëpia e kulturës në Bujanoc./Titulli.com/ komedia2
Stankoviq do të vizitojë Luginën
Tahiri: Vazhdoni ta ndihmoni Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration