Lokale
Jeton Rahimi përcillet për në banesën e fundit (foto)
Qindra qytetarë të komunës së Bujanocit dhe Preshevës, si dhe familjarë e dashamirë nga diaspora, kanë marrë pjesë në varrimin e 28 vjeçarit, Jeton Rahimi, i cili ndërroi jetë si pasojë e aksidentit fatal që ndodhi të mërkurën (26.03.2014) në Steinach të Kantonit Thurgau në Zvicër.
Varrimi i të ndjerit u bë sot në vendlindje në varrezat e fshatit Letovicë të komunës së Bujanocit. Në ceremoninë mortore e zhvilluar pas namazit të ikindisë, në kolonën e gjatë për të përshëndetur për herë të fundit të dashurin e tyre, morën pjesë anëtarë të familjes së ngushtë, familjarë nga rrethi i gjerë, miq e dashamirë nga vende të ndryshme të rajonit, raporton Titulli.
I ndjeri, 28 vjeçari Jeton Rahimi me familje, jetonte në Zvicër./Titulli.com/
*****************************************************************************************************************
[caption id="attachment_113796" align="alignleft" width="200"] Jeton Rahimi, i aksidentuari në Zvicër nga fshati Letovicë i komunës së Buanocit[/caption]
Në një aksident me fatalitet që ndodhi të mërkurën (26.03.2014) rreth orës 5:30 minuta në Steinach të Kantonit Thurgau të Zvicrës ka humbur jetën Jeton Rahimi nga fshati Letovicë i komunës së Bujanocit.
Aksidenti ka ndodhur kur makina e cila humbi kontrollin në një rreth rrotullim në të cilën e ngiste 28 vjeçari (tash i ndjerë) ka goditur një veturë tjetër ku ngasës ishte një 48 vjeçar, me ç’rast makina e 28 vjeçarit ka dalë nga rruga duke u përplasur në një fabrikë ndërtimi aty afër.
Familjarët i kanë thënë Titullit se i ndjeri Jeton Rahimi do të varroset të shtunën (29.03.2014) në vendlindjen e tij në fshatin Letovicë të komunës së Bujanocit dhe kufoma i tij do të përcillet tek varrezat e fshatit me namazin e Ikindisë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!