Ish-ministri francez: Pjesët me shumicë serbe në Kosovë duhet t’i takojnë Serbisë
Ish-ministri francez i Kulturës, François Mitterrand, ka thënë se e ka mbështetur idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Mitterrandi tha se serbët dhe francezët ndajnë të njëjtat histori, aspirata, zakone e qëndrime ndaj kulturës.
I pyetur nga media serbe “Novosti” nëse njeh manastiret e Kosovës, ish-ministri francez tha se do të donte t’i vizitonte pasi nuk i njeh mirë ato, ndërsa shtoi se ka pritur që shkëmbimi i territoreve të jepte fryte, në mënyrë që manastiret dhe pjesët me shumicë serbe në Kosovë t’i takonin Serbisë, transmeton Zeri.
“Fatkeqësisht jo! Dhe unë do të doja t'i vizitoja ata. Për një kohë u fol për ‘shkëmbim territoresh’ dhe shpresoja se do të jepte fryte. Unë besoj se manastiret serbe nga Kosova duhet të jenë në Serbi. Ndoshta kjo është e pamundur. Por, të paktën, pjesët ku është shumica e popullsisë serbe duhet të jenë në Serbi”, deklaroi Mitterrandi.