titulli.com
Intervista

Intervistë: Veteranët dhe familjet e dëshmorëve të diskriminuar në Luginë

18.Feb.2012 12:15
0
Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në një intervistë për Titullin shprehet e brengosur për trajtimin, respektimin dhe mbështetjen që po i bëhet familjeve të dëshmorëve, ish ushtëtarëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës. “Veteranët e luftës një shtresë e shoqërisë e diskriminuar në masë të madhe mirëpo shpresojmë që në të ardhmen e afërt do të marrin atë që meritojnë”, tha Edmond Isufi, kryetar i OVL-së në Bujanoc. Sipas tij familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve i vjen në ndihmë shoqata humanitare “Lugina e Preshevës”, më seli në Zvicër.     Fillimisht na tregoni se cilët janë detyrat dhe aktivitetet e shoqatës së OVL-së?  Isufi: Detyrat dhe aktivitetet tona janë që të jemi sa më afër familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, gjithashtu ti nderojmë dhe ta ndajmë së bashku dhimbjen me ta. Për çdo vit ti përkujtojmë dëshmorët e kombit të organizojmë përvjetorët e tyre duke i nderuar ata nderojmë vetveten dhe luftën e lavdishme të UÇPMB-së , njëherit është tradicionale që çdo vit të mbahet manifestimi i 26 janarit, daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe ditët e komandant Lleshit.   Sa jeni të kënaqur me mbështetjen që ju bëhet nga qytetarët dhe institucionet e ndryshme?  Isufi: Sa i përket mbështetjes institucionale, pushteti serb nuk e njeh vulën e OVL-së së UÇMB-së, andaj edhe ne si OVL nuk kemi mbështetje institucionale por në raste të caktuara kur është e domosdoshme ndihmohemi nga ata, participojmë të gjithë nga pak  në raste të caktuara.   Me siguri është diskutuar në shoqatën tuaj për mbështetjen që po i bëhet familjeve të dëshmorëve, veteranëve. A mendoni se kjo shtresë e shoqërisë po diskriminohet?  Isufi:  Organizata e veteranëve të luftës normal që  e diskuton këtë problem për atë arsye edhe është themeluar për ti dalë në ndihmë së pari familjarëve të dëshmorëve, invalidëve dhe me mundësit që na afrohen edhe veteranëve të luftës. Këto shtresa të shoqërisë janë të diskriminuara në masë të madhe mirëpo shpresojmë që në të ardhmen e afërt do të marrin atë që meritojnë.   Cilët janë kërkesat e shoqatës suaj për ti realizuar planet e parapara?  Isufi:  kërkesat e OVL-së janë për ti dalë në ndihmë familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës. Familjet e dëshmorëve të mos harrohen, ti përkujtojmë dëshmorët tonë çdo vit sepse ata dhanë më të shtrenjtën jetën qe ne e gëzojmë këtë liri. Invalidët e luftës të ndihmohen sepse ata lanë pjesët e trupit, kurse veteranët ti respektojmë dhe ti ndihmojmë me mundësit tona.   Si i ndihmoni ish luftëtarët dhe a kontribuojnë edhe  mërgimtarët ?  Isufi: Ne si OVL, por edhe i gjithë populli besojë se e dinë që buxheti jonë është i pakët dhe mundësitë tona për ti ndihmuar janë shumë të vogla. Unë si kryetar  OVL-së në Bujanoc, apeloj te ndërmarrjet private por edhe të gjithë ata që kanë mundësi sado pak të ndihmojnë OVL-në, të vinë të bisedojnë me ne dhe unë si kryetar I OVL-së i premtoj se ndihma e tyre nuk do të keqpërdoret por do të shkojë te këto shtresa të luftës ku me të vërtet kanë nevojë për ndihmën tonë sepse për fat të keq ne kështu si jemi mundësitë tona janë të pakta për ti ndihmuar këto shtresa të luftës. Por sigurisht kërkoj edhe nga pushtetarët tanë nga ata që janë apo ata që ndoshta do të vinë më pas ti marrin parasysh kërkesat e ish ushtarëve të UÇPMB-së seriozisht sepse me luftën që bënë ish ushtarët, sot janë aty ku janë. Kurse sa i përket mërgimtarëve ata kanë ndihmuar gjithherë dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen do të ndihmohen. Për momentin familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve i vjen në ndihmë shoqata humanitare “Lugina e Preshevës”, më seli në Zvicër.   Çfarë porosie përcjell Organizata e Veteranëve të luftës së UÇPMB-së  tek opinioni i Luginës? Isufi: Ne dëshirojmë të jemi të bashkuar për interesat kombëtare pavarësisht bindjeve politike. Dhe njëkohësisht kërkojmë që të ndihmohet edhe më shumë OVL-ja sepse në këtë mënyrë ju ndihmoni familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët të cilët nuk kursyen asgjë për lirinë dhe popullin shqiptar. /Titulli.com/
Intervistë: Shqiptarët e Luginës më keq se në vitin 1992
Limani: Talentët e futbollit duhet zbuluar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration