Dirigjimi i politikanëve, faktorë për dështimin e procesit zgjedhor (foto)
Lokale

Dirigjimi i politikanëve, faktorë për dështimin e procesit zgjedhor (foto)

14.Apr.2013 11:40
0
(i plotësuar-23:15) Votimi për anëtarët e Këshillave të Bashkësive Lokale (B.L.) të Komunës së Bujanocit ka dështuar në shumicën e vendvotimeve Informacionet e fundit që kanë mbërri në redaksi të Titullit flasin për shpallje të pavlefshme të fletave të votimit për shkak të parregullsive të regjistruara. Sipas anëtarëve të Komisionit, në vendvotimin në Tërnoc janë shpallë të pavlefshme të gjitha 1091 vota të hedhura në kuti, pasi në shumë raste  janë regjistruar votime familjare (një person ka votuar për shumë anëtarë), si dhe ardhja e votuesve në vendvotim me fleta të përgatitura paraprakisht me numrat e kandidatëve të cilat duhet të rrethakohen, e që janë dirigjuar nga subjektet politike. Votimi ka dështuar edhe në fshatin Lluçan për shkak të mosmarrëveshje dhe për pasojë qytetarët nuk kanë mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Në Bilaç votimi ka përfunduar dhe janë duke u numëruar fletat e votimi, ndërsa në të njëjtën situatë është edhe B.L. në Bujanoc ku janë duke u klasifikuar sipas kandidatëve të 613 votat e hedhura në këtë vendvotim . Deri më tani vendvotimi i vetëm që janë kryer numërimet është ai në Nesalc, ku mësohet se kanë fituar kandidatët e Unionit Demokratik Shqiptarë me mbështetjen e Partisë për Veprim Demokratik. Zgjedhjet që u zhvilluan sot, në shumicën e Bashkësive Lokale treguan edhe njëherë manipulimin e subjekteve politike me qytetarët e kësaj komune. Disa prej subjekteve politike përveç që i mobilizuan anëtarët e tyre për të sjellë sa më shumë votues, ato u përkujdesën edhe për shpërndarjen e njoftimeve me emrat e kandidatëve që duhet të votohen, duke mos "kursyer" as rrjetin social facebook. Ky lloj manipulimi me qytetarë, Komunën e Bujanocit e ka vendosë në një situatë të rëndë, duke prishur marrëdhëniet në mes të shqiptarëve vendas si dhe familjarëve, vetëm për të arritur qëllimin e caktuar të udhëheqësve të subjekteve politike./Titulli.com/ *************************************************************************************************************************************************************** (i plotësuar-19:50h) Përçarja e madhe në mes të politikanëve shqiptar të komunës së Bujanocit është pasqyruar sot edhe në zgjedhjet jo shumë të rëndësishme, për anëtarë të Kryesive të Bashkësive Lokale të Komunës së Bujanocit. Ata që kanë përcjellë zgjedhjet e B.L. të para katër viteve janë befasuar sot me interesimin e treguar të qytetarëve, sidomos në fshatin Tërnoc dhe në qytetin e Bujanocit. Sipas komisionit zgjedhor, rreth 1100 vota në Tërnoc dhe rreth 650 në Bujanoc kanë kaluar çdo parashikim të tyre për numrin e qytetarëve që kanë marrë pjesë në votime, kur dihet se në zgjedhjet e para katër viteve në Tërnoc kishte rreth 200 vota. Partitë politike që veprojnë në këtë komunë shfrytëzuan rastin për të matur forcat e tyre, e në disa raste edhe duke shkuar dhe marrur në shtëpi qytetar vetëm për të votuar për kandidatët e propozuar nga ta. Organizimi për Tërnocin ishte i madh aq sa simpatizantët e opozitës si dhe ata të pushtetit aktual ishin ndarë në grupacione dhe po presin numrimin e votave. Duke u organizuar për këtë fshatë të pastër etnikisht me shqiptarë lanë në harresë vetë qytetin e Bujanocit, ku nga vëzhgimi për së afërmi i gazetarëve të Titullit u pa një mobilizim i madh i serbëve, derisa shqiptarët ishin fokusuar të garonin në mes vete në vendbanimet shqiptare. Vendvotimet janë mbyllur ndërsa kumtimi i rezultateve pritet të bëhet brenda disa orëve, sidomos në Bujanoc dhe Tërnoc. Në Bujanoc vendvotimi në zyrën e B.L. është mbyllur në orën 17h, kurse në Tërnoc në orën 19h, derisa të drejtën e votës disa qytetarë e shfrytëzuan edhe pas këtij orari. Për Bujanocin dhe Tërnocin, Titulli.com do të publikojë rezultatet pasi ato të jenë numëruar nga ana e komisionit./Titulli.com/ [caption id="attachment_68718" align="aligncenter" width="640"]Qytetarët duke pritur për të votuar në vendvotimin në Tërnoc Qytetarët duke pritur për të votuar në vendvotimin në Tërnoc[/caption] [caption id="attachment_68719" align="aligncenter" width="640"]Makina dhe qytetarë të ndarë në grupë para ndërtesës (Cerdhja e fëmijëve-Tërnoc) ku po numërohen votat Makina dhe qytetarë të ndarë në grupë para ndërtesës (Cerdhja e fëmijëve-Tërnoc) ku po numërohen votat[/caption]   ****************************************************************************************************************************** (i plotësuar – 16:00h) Procesi zgjedhor po vazhdonë edhe mëtej në Bashkësitë Lokale të Komunës së Bujanocit Anëtarët e komisionit zgjedhor në vendvotimin e Bashkëisë Lokale (B.L.) në Bujanoc, që përbëhet prej 7 anëtarëve, deklaruan për portalin e pavarur informativ Titulli.com se procesi zgjedhor është duke ecur pa asnjë problem. Sipas këtij burimi deri në orën 15:30 kanë votuar 500 qytetarë, ndërsa kjo qendër votuese do të mbyllet në orën 17h. Informacionet e grumbulluara flasin se në këtë pikë votimi të drejtën e votës më shumë e kanë shfrytëzuar qytetarët serb se sa ata shqiptarë. Nga 47 kandidatë për anëtarë të Këshillit të Bashkësisë Lokale, qytetarët kanë të drejtë që të rrumbullaksojnë 21 prej tyre. Kryetari i Bashkësisë Lokale të Bujanocit është nga bashkësia serbe./Titulli.com/ BL Bujanoc- zgjedhjet1 **************************************************************************************************************************** Zgjedhjet për anëtarët e Këshillit të Bashkësisë Lokale(B.L.) kanë ngjallur interesim të lartë në mesin e banorëve të fshatit Tërnoc Vendvotimi i vetëm që është caktuar për këto zgjedhje dhe që gjendet tek çerdhja e fëmijëve në Tërnoc, ka një frekuentim të lartë. Sadik Isenit kryetari i komisionit në këtë vendvotimin që përbëhet prej 6 anëtarëve, deklaroi se deri në orën 11:30 nuk ka pas asnjë problem dhe se vendvotimi është hapur me kohë. “Interesimi është i lartë dhe nga gjithsejtë 1000 qytetarë me të drejtë votë deri në orën 11:30 kanë votuar 250 qytetarë”, i tha Titullit kryetari Iseni. Siç shpjegoi Iseni banorët e Tërnocit mund të votojnë për 19 kandidatë nga 47 sa janë në listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të B.L. në Tërnoc. Për lagjen e Strukarëve janë 11 kandidatë, Shteke 7, Haxhi Musa 7, Gashë 7, lagja qendër-Çovedar, Kalle, Agina, Drizaj 6 kandidatë, lagja e re Terzi-Leske 5, dhe lagja Xhafere, Tole gjithsejtë 4 kandidatë për anëtarë të Këshillit të B.L. në Tërnoc. Në këtë vendvotim nuk pritet gjatë për të votuar edhe pse kohë pas kohe krijohen edhe radhë. Përvec fshatit Tërnoc, zgjedhjet po mbahen edhe në Bashkësitë Lokale në Bilaç, Nesalcë, Dobrosin, Llucan dhe Bashkësinë Lokale të Bujanocit. Në Bujanoc qytetarët janë duke votuar në  zyrën e Bashkësisë Lokale e cila gjendet në ndërtesën e ish komitetit. Gjatë ditës së djeshme zgjedhjet janë mbajtur në fshatin Breznicë, ku dega e Partisë Demokratike pretendon se me kandidatët e saj ka fituar rreth 80 për qind të votave./Titulli.com/ B.L.Ternoc-zgjedhjet2 B.L.Ternoc-lista
Serbët më shumë anëtarë në B.L. të Bujanocit
Refundimi, zgjidhja për shqiptarët e Luginës që hyjnë me makina në Kosovë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration