Aprovohen 40 projekte për punimin e dokumentacionit teknik (Foto)
Lokale

Aprovohen 40 projekte për punimin e dokumentacionit teknik (Foto)

27.Feb.2015 18:31
0

Këshilli drejtues i programit zhvillimor “Progresi Evropian” në takimin e mbajtur në Blace sot ka aprovuar financimin e 40 projekteve për punimin teknikë të dokumentacionit me vlerë të përgjithshme prej 608.984 euro, prej të cilave Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrës financojnë 538.230 kurse 70.754 euro bashkë-financim i komunave.

Projektet të cilat kanë marrë përkrahje për punimin e dokumentacionit teknikë kanë të bëjnë me objekte sociale, komunale dhe infrastrukturë ekonomike, ndërsa si kusht është për fillim është ndërtimi i objekteve të reja apo rikonstruimi i objekteve ekzistuese.

Gjatë takimit të sotëm të katërt, Këshilli drejtues gjithashtu ka aprovuar kriteriumet për përkrahje ndaj vetëqeverisjeve lokale për zhvillimin në detaje të planeve rregullative, për cka edhe u nda shuma prej 280.000 euro. 

Sipas njoftimit të arritur në adresën elektronike të portalit Titulli.com nga Progresi Evropian, vetëqeverisjet lokale të cilat janë të përfshira në “Progresin Evropian” do të kenë mundësinë që të aplikojnë me tre projekte për rregullim të planit të detajuar rregullativ, me ç’rast projektet e mbështetura mund të llogarisin në mjetet e pakthyeshme në vlerë prej 15.000 euro.

Në takim është prezantuar dhe përparimin që Programi e ka arritur në periudhën nga 17 shtatori deri më 31 dhjetor të vitit 2014.

Janë zyrtarizuar katër ftesa publike për financim të propozim projekteve, janë krijuar kushtet për fillimin e ndërtimit të paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, janë aprovuar 20 projekte të organizatave partnere nga shoqëritë civile dhe vetëqeverisjet lokale si dhe 16 projekte për përmirësimin e sistemit të regjistrit taksapaguesve, ndërsa është punuar edhe prezantimi i ri në internet i Programit dhe është përfunduar kursi i artit për nxënësit e shkollave të mesme.

Ana Stankoviq, pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian, ka ftuar vetëqeverisjet lokale që haptas të flasin për pengesat me të cilat ballafaqohen  gjatë implementimit të Programit. 

Ajo ka inkurajuar komunat që të bëjnë përpjekje më të mëdha dhe shfytëzojn fondet të cilat janë në dispozicion përmes Programit, mirëpo edhe intenzivisht të punojnë me “Progresin Evropian” në mënyrë që t’i rrisin kapacitetet e tyre.

Në punën e këtij takimi morrën pjesë përfaqësuesit e Zyrës së Qeverisë së Serbisë për integrime evropiane dhe ministrit relevante, 34 komuna të cilat marrin pjesë në realizimin e “Progresit Evropain”, përfaqësues të agjencive zhvillimore dhe projektuese, shoqëria civile, donator-përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të Qeverisë së Zvicrës.

“Progresi Evropian” kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave më pak të zhvilluara, përmes forcimit të qeverisjeve lokale, krijimin e mjedisit të volitshëm për zhvillim infrastrukturor dhe ekonomik, përmirësimin e zbatimit të përfshirjes, politikave sociale  dhe punësimit.

Për zbatimin e “Progresit Evropian, Bashkimi Evropian nganë 19.6 milion euro, Qeveria e Zvicrës 4.86 milion euro, ndërsa Qeveria e Serbisë përmes ministrive dhe vetëqeverisjeve lokale do të sigurojë pjesëmarrje shtesë në projekte.

Në program janë të inkuadruara 34 vetëqeverisje lokale: Novi Pazari, Ivanjica, Nova Varosh, Priboj, Prijepolje, Rashka, Sjenica dhe Tutini në jugperëndim të Serbisë, si dhe Prokuplje, Blace, Zhitoragja, Kurshumlija, Leskoci, Bojnik, Vlasotince, Lebane, Medvegja, Crna Trava, Vranja, Bosilegradi, Bujanoci, Vladiçki Hani, Presheva, Surdulica, Trgovishta, Brusa, Aleksinca, Gaxhin Hani, Dolevaci, Meroshina, Svrlig, Babushnica, Bella Pallanka dhe Knjazhevci në juglindje të vendit. /Titulli.com/

Paralajmërohet Arifi, konkursi me këtë përbërje të Komisionit do të anulohet!
Debati publik mbi Referendumin, mendime të ndryshme të pjesëmarrësve (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration