Gjykata hedh poshtë vendimin e KK të Bujanocit për shkollën në Tërnoc (Dokument)
Lokale

Gjykata hedh poshtë vendimin e KK të Bujanocit për shkollën në Tërnoc (Dokument)

31.Jan.2015 12:47
0

Gjykata Administrative, departamenti në Nish, përmes aktgjykimit të sjellur anulon vendimin Kuvendit Komunal të Bujanocit të vitit 2013-të me rastin e emërimit të anëtarëve të Këshillit të shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, para njësisë së vetëqeverisjes lokale.

Padia lidhur me këtë rast ishte ngritur nga përbërja e kaluar e Këshillit Kombëtar Shqiptar, ish kryetari Galip Beqiri, për shkak të mosrespektimit të këtij organi në përzgjedhjen e anëtarëve, që ia lejon Ligji, t’i ketë në përbërjen e Këshillit të shkollës.

Pikërisht, në vendimin e pranuar javën e kaluar nga pala që ka ngritur akuzën, të datës 18 dhjetor të vitit 2014-të, Gjykata administrative, mes tjerash nënvizon se vendimi i Kuvendit Komunal anulohet në pjesën ku janë emëruar disa nga anëtarët e Këshillit të shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc dhe se obligohet që organi i akuzuar të emërojë, pranë vetëqeverisjes lokale, tre anëtarë të Këshillit të kësaj shkolle, në përputhshmëri me Ligjin.

Kjo shkelje e Ligjit nuk ka mbetur me kaq, pala e dëmtuar ka proceduar këtë rast edhe në Prokurori. Portali informativ Titulli.com ka mësuar se me aprovimin e këtij vendimi nga Kuvendi Komunal, KKSH ka ngritur padi edhe ndaj udhëheqësisë së atëhershme të Kuvendit Komunal, kryetarit dhe sekretarit për shkeljet në fjalë, dhe se rasti është në procedim të mëtutjeshëm./Titulli.com/

Era shtrinë edhe pishën e dytë në sheshin e Bujanocit (Foto)
Lugina pa strategji zhvillimi e punësimi, popullata po largohet (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration