Stankoviq: Gjendja në Medvegjë shumë e rëndë
Lokale

Stankoviq: Gjendja në Medvegjë shumë e rëndë

28.Jan.2015 16:39
0
Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq sot ka qëndruar për vizitë pune në Medvegjë. Me këtë rast ai është takuar me kryetarin e komunës së Medvegjës Dragisha Petroviq, me zëvendësin e tij, Florim Sahiti dhe me kryetarin e Kuvendit Komunal, Goran Ivanoviq.

”Për fat të keq situata në Medvegjë është shumë e rëndë, aktivitetet ekonomike janë shuar. Ekzistojnë probleme edhe rreth funksionimit të fakulteteve, në shëndetësi dhe arsim. Duhet caktuar prioritetet dhe të sigurohet mbështetje financiare”, tha Stankoviq në konferencën për gazetarë të organizuar pas takimit.

Nga takimi i sotëm është nxjerrur konkludim se duhet ndërprerë trendin e shpërnguljes së mëtejme të banorëve të Medvegjës. "Njerëzit po e braktisin vendin dhe këtë nuk duhet lejuar. Përveç kësaj duhet siguruar edhe kthimin e të të zhvendosurve ndërsa zgjidhje për këtë është hapja e vendeve të reja të punës", deklaroi Stankoviq, raporton MePress.info.

Sa i përket pranimit të diplomave të Kosovës dhe integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore të Republikës së Serbisë, Stankoviq tha se Qeveria po punon me seriozitet rreth këtyre çështjeve të cilat pritet të zgjidhen së shpejti. “Nëse nuk jemi të ngarkuar me probleme, do t’i zgjidhim këto çështje sikurse edhe për pakicat tjera kombëtare”, tha Stankoviq. /Titulli.com/

E vendosi, do të nisë ndërtimi i objektit të Fakultetit Ekonomik në Bujanoc (Audio)
Donacioni japonez i mbetet komunës së Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration