Shefati kampion bote në WBCA (Video)
Lokale

Shefati kampion bote në WBCA (Video)

24.Jan.2015 01:08
0

Boksieri Shefat Isufi ka shënuar fitore në meçin e sontëm të zhvilluar në Gjermani në përballje me turkun Ata Dogan.

Boksieri nga Tërnoci i komunës së Bujanocit bindshëm ishte më i mirë se kundërshtari, duke treguar stabilitet dhe teknikë të shkëlqyeshme gjatë gjithë raundeve të zhvilluara dhe duke fituar dyluftimin me nokaut teknik në raundin e katërt, pasi trajnerit i boksierit turk ka hedhur peshqirin.

Me këtë fitore të 15 Shefat Isufi është shpall kampion bote në versionin WBCA. /Titulli.com/

*******************************************************************************************************************************************

Shefati gati, me shtri turkun për së gjati (Foto)

Boksieri 25 vjeçar nga Tërnoci i komunës së Bujanocit, Shefat Isufi, gjatë ditës së sotme (e shtunë) me fillim në orën 20:30 do të kryqëzojë dorëzat me turkun 39 vjeçar, Ata Dogan.

Meçi i cili do të zhvillohet në ASV Hallen Dachau në Munich të Gjermanisë e gjenë më se të përgatitur boksierin shqiptar.

“Përshëndetje të gjithëve përgaditjet jan duke shkuar shum mir. Unë jam gati për meqin e radhës me datën 24.01.15. Përkrahja juaj me bën edhe më të fort në ring dhe un dot jap maksimumin që tju jap edhe një fitore, ju përshëndes të gjithve”, shkruan boksieri në faqen e tij zyrtare në facebook, transmeton Titulli.com.

Meçi i sotëm është i vlefshëm për titullin botëror në versionin WBCA. Shefat Isufi në karrierën profesioniste ka 18 meçe, 14 prej të cilave fitore, 10 me nokaut, dy barazime dhe dy humbje.

Ndeshjen e fundit Shefati e ka zhvilluar më 18 tetor të vitit të kaluar ndaj boksierit nga Guinea, Allou Diallo Ali, të cilin e mundi në raundin e dytë, duke e shtrirë në dysheme.

Shefati është gati, që edhe turkun Ata Dogan ta shtri në tapet, duke shtuar numrin e fitoreve në karrierën e tij.

Sukseset e boksierit të talentuar shqiptar sa shkojnë e rriten, sidomos kur kihet parasysh marrja në menaxhim nga kompania MMR.UG-Munchen, me pronar Musa Ramadanin nga Miratoca e Preshevës./Titulli.com/

Jugu i Serbisë nën ujë, Lugina jashtë rrezikut (Foto & Video)
"Asnjëherë nuk kemi pasur grup të unitetit, Ragmi Mustafa përgjegjës për heqjen e lapidarit"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration