Studentët e Luginës përveç universiteteve të rajonit, Turqia vendi i preferuar
Lokale

Studentët e Luginës përveç universiteteve të rajonit, Turqia vendi i preferuar

31.Oct.2014 13:58
0

Klubi i Studiuesve të Rinj me seli në Preshevë ka realizuar një hulumtim të quajtur “Shtrirja e studentëve Preshevar në qendrat studimore”, përmes formës së anketimit elektronik dhe ka arritur në rezultatet si më poshtë. Studentët që janë përfshi janë studentë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Nga anketa e bërë në pyetjen e parashtruar se në cilin vend studioni apo keni studiuar , shohim tri qendrat universitare të trojeve shqiptare të mbushura me studentë Preshevarë. Se cili qytet merr epitetin e studentëve me më shumë, na tregon grafiku më lart, ku Tirana me 21.51% , Tetova me 20.43 % dhe Prishtina me 19.35% , pastaj kemi Turqinë me një numër të madh të studentëve , po ashtu edhe Shkupin si një qendër e vogël e studentëve Preshevar.

Në tabelën e më sipërme tregohet dinamika e anketuarve gjatë javës, ku prej 100 studentëve të paraparë për anketim, anketës iu kanë përgjigjur 95 studentë ose 95% e anketës llogaritet të jetë e realizuar

Nga anketa e bërë në pyetjen e parashtruar për gjininë rezultatet na tregojnë se me 63.16% janë meshkuj kurse 36.84 janë femra. Sipas rezultateve mund të themi se gjinia mashkullore dominojnë krahas gjinisë femërore, duke u bazuar në hulumtimin anketues.

Në bazë të rezultateve të paraqitura në këtë tabelë rreth pyetjes cilës moshë i takoni, këtu shohim se mosha dominante është mosha 21 vjeçare me 18.9%, pastaj vazhdon me moshën 20 vjeçare me 14.7% ku dhe mund ta shikoni në grafikun në të cilin është paraqitur më lart, ku mundë të themi se shumica e studentëve janë në studimet themelore (Bachelor).

Nga anketa e bërë në pyetjen e parashtruar se në cilin vend studioni apo keni studiuar , shohim tri qendrat universitare të trojeve shqiptare të mbushura me studentë Preshevarë. Se cili qytet merr epitetin e studentëve me më shumë, na tregon grafiku më lart, ku Tirana me 21.51% , Tetova me 20.43 % dhe Prishtina me 19.35% , pastaj kemi Turqinë me një numër të madh të studentëve , po ashtu edhe Shkupin si një qendër e vogël e studentëve Preshevar.

Në pyetjen e parashtruar se çka studioni apo keni studiuar shohim dominimin e drejtimit të mjekësisë ku një numër i madh i studenteve preferojnë mjekësinë si një profesion në zhvillim e sipër dhe me një perspektivë në të ardhmen, pastaj vazhdojnë drejtimet tjera siç janë Gjuha Angleze, Ekonomia dhe një numër i madh i studenteve që studiojnë në drejtimet e ndryshme që në pyetjet tona nuk janë paraqitur ato drejtime. Këtu mund të shtojmë mungesën e studentëve në drejtimin e gjuhës Serbe dhe shkencave natyrore Fizikë, Kimi po ashtu edhe në drejtimet e Bujqësi, Veterinari dhe Telekomunikacion . 

Nga hulumtimi i bërë në pyetjen niveli i studimeve nxjerrim këto rezultate, Studentet që vazhdojnë studimet me 69.23% dhe ata që vijojnë me 13.19% dhe mastër në vijim me 10.99% kurse ata të përfunduar me 4.40 % kurse ata që vijojnë doktoraturën me një numër të vogël me 2.20% . 


Në pyetjen e mënyrës së financimit dominon forma e financimit familjar ku kemi një përqindje të madhe me 65.93% kurse me bursë kemi 21.98% dhe me vetëfinancim kemi 12.09 % , kurse huazim kemi 0% duke krahasuar me shtetet tjera vërejmë se Serbia nuk është aspak ndihmues në aspektin e bursave dhe huazimeve te parave.


Arsyeja pse doni ta studioni këtë drejtim, anketuesit janë përgjigjur se dëshira vjen nga ana e tyre (personale) me 81.11% kurse drejtimet apo profesionet me perspektiv kemi me 22.22% dhe këshillat nga të tjerët janë me 5.56 % dhe tjerat, pozitive konsiderohet dëshira për të studiuar është e lire dhe pa imponime nga ana e prindërit apo dikujt tjetër dhe student ka fatin të studioj profesion që i pëlqen.

Nga anketa e bërë në pyetjen e parashtruar studentëve Ku dëshironi të vazhdoni pas përfundimit të studimeve, përgjigjet që kane zgjedhur studentët është Presheva me 41.11 % pastaj vinë pëlqimet Perëndimi me 14.44% , Kosova me 12.22 % dhe Shqipëria me 2.22%, dhe pyetjet e diku tjetër apo edhe në vendin ku kam studiuar është e lartë. Këtu vërejmë se krahas Prishtinës, Tiranës, Shkupit, Tetovës student parapëlqejnë vendlindjen.

Në pyetjen e fundit çfarë profesioni do të ushtroni mbas studimeve , përgjigjet që nxorëm nga hulumtimi janë atë që kam studiuar me 76.14% , diçka të afërt me atë që kam studiuar me 17.05 % dhe diçka krejt tjetër nga ajo çka kam studiuar me 3.41% , pra studenti është i vetëdijshëm për profesionin e tij dhe dëshiron ta ushtrojë atë më gjithë përgjegjësitë profesionale që do t'i arrijë gjatë studimeve.

Musliu: S'ka kompromis për flamurin, Lugina pret mbështetje nga Tirana e Prishtina
Shantazhonin një femër, arrestohen dy bujanocasit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration