Halimi: Koalicioni ka siguruar më shumë vota, mirëpo nuk jam i kënaqur
Lokale

Halimi: Koalicioni ka siguruar më shumë vota, mirëpo nuk jam i kënaqur

29.Oct.2014 18:23
0
Me vendimin e Komisionit Republikan Zgjedhorë të dielën e ardhshme do të përsëriten votimet për KNSH vetëm në vendvotimin në Konçul. Sipas kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik (PVD), njëherit deputetit Riza Halimi, aktualisht udhëheq Koalicioni i PVD "“ së dhe UDSH "“ së me 5.760 vota dhe 7 mandate, pason Koalicioni PDSH, LPD, RD me 4.498 vota dhe 5 mandate, kurse e treta është lista e PD me 3.011 vota dhe 3 mandate.

“Zgjedhjet për KNSH u zhvilluan në atmosferë të qetë dhe me shkallë shumë të ultë të pjesëmarrjes së votuesve Shqiptarë prej vetëm 39.5 %. Arsyet e daljes së ultë të Shqiptarëve në këto zgjedhje janë të shumta, por shkaku kryesorë me siguri është shkalla shumë e lartë e diskriminimit shtetërorë që është aktualisht duke u ushtruar ndaj tyre, e që i ka demotivuar ata për një pjesëmarrje më të madhe”, thotë Halimi përmes një deklarate me shkrim.

Deputeti matej thotë se “Koalicioni për të drejtat e Shqiptarëve” pati fushatë zgjedhore vetëm prej 7 ditëve, sepse ky koalicion i PVD – së dhe UDSH – së paraprakisht në pjesën më të madhe të kohës kishte zhvilluar aktivitetet për ta zgjidhur problemin e përgjysmimit të anëtarëve të KNSH-së, që e imponoi Ministria e pushtetit lokal.

Mirëpo, është e domosdoshme që gjithashtu të theksohet se një numër i madh i votuesve të Koalicionit për të drejtat e Shqiptarëve të cilët kishin votuar për KNSH para katër viteve nuk arritën ta realizojnë të drejtën e votës kësaj rradhe sepse gjatë procedurave të azhurimit administratat komunale në Preshevë e Bujanoc i kanë shlyer në formë joligjore nga listat zgjedhore.

Gjithashtu për një numër të konsiderueshëm të votuesve Shqiptarë të regjistruar para katër viteve u paraqitën defekte të shumta që i kishin shkaktuar nëpunësit e Ministrisë në Beograd sepse atëherë në formë joligjore pushteti lokal i Preshevës e kishte bojkotuar këtë obligim ligjorë.

Mirëpo edhe një pjesë e Shqiptarëve që ishte paraqitur brenda këtij muaji për t’u bërë pjesë e listës së veçantë të votuesve Shqiptarë, gjithashtu për shkak të dobësive dhe manipulimeve të pushteteve lokale por edhe të Ministrisë së pushtetit lokal, gjithashtu ngelën pa të drejtë të votës në zgjedhjet e 26 tetorit.

Edhe pse jo në masë si në zgjedhjet e fundit lokale, edhe në këto zgjedhje mjerisht pati manipulime dhe vjedhje zgjedhore dhe shembulli më drastik është vendvotimi numër 10 në Bukuroc.

Në këtë vendvotim përkundër shkallës shumë të ultë të pjesëmarrjes së votuesve në këto zgjedhje u paraqit një pjesëmarrje skajshmërisht e manipuluar prej 97,5 % dhe me dominim të Koalicionit të Shqiptarëve të bashkuar (PDSH, LPD, RD) që e dëmton rëndë kredibilitetin e strukturave të reja të KNSH.

Edhe pse Koalicioni për të drejtat e Shqiptarëve në këto zgjedhje ka siguruar më shumë vota se listat tjera zgjedhore personalisht nuk jam i kënaqur me rezultatin e arritur të Koalicionit të PVD – së dhe UDSH – së për shkak të faktit se nuk u siguruan 8 mandate që ishin planifikuar. Ky qëllim ka mund të realizohet me pjesëmarrje mesatare në këto zgjedhje të elektoratit të PVD – së dhe UDSH – së në Preshevë dhe Bujanoc, për çka ka qenë i domosdoshëm mobilizim më i madh por edhe eliminim i defekteve në listën e posaçme të votuesve Shqiptarë. Me këtë rast patjetër duhet të theksoj se vetëm dega e PVD – së në Medvegjë ka arritur t’i përsërisë rezultatet nga zgjedhjet e kaluara lokale.

Kryesitë e PVD – së dhe UDSH – së do të dalin me qëndrimet e tyre zyrtare lidhur me zgjedhjet e 26 tetorit, por me siguri që këto qëndrime do të jenë pro konstituimit sa më të shpejtë të strukturave të reja të KNSH, që do ta vazhdojnë punën e bërë deri më tani në interes të gjithë Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, por edhe në interes të Shqiptarëve nëpër qytete të ndryshme në Serbi, që aktualisht po ballafaqohen me sfida ekzistenciale, thuhet në fund të deklaratës së kryetarit të PVD-së, njëherit deputetit popullor Riza Halimi./Titulli.com/

UGLP dënon therjen e gazetarit të "KlanKosova"
Zgjedhjet, mesazhi i luginasve ndaj politikanëve!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration