Përçarje edhe në Serbi për dialogun, kryeministrja serbe i del në mbrojtje Vuçiqit

Nga Redaksia 08.07.2018 10:35

Presidentët e Kosovës dhe të Serbisë po kontestohen në dy shtetet për udhëheqjen e dialogut. Opozitat e të dyjave vendeve po i cilësojnë Thaçin e Vuçiqin si persona jounifikues për të udhëhequr me negociatat.

Përderisa Thaçi po merr përkrahje nga Haradinaj në Kosovë, një gjë të tillë po e bën edhe kryeministrja serbe për Vuçiqin.

Ana Bërnabiq gjatë një Samiti në Sofjet deklaroi se procesi i dialogut deri më tani ka qenë tërësisht transparent.

Ajo vlerëson Vuçiqin si një njeri të guximshëm, dhe ideal për të vazhduar bisedimet.

“Dialogu është tërësisht transparent. Ne do ta mbajmë presidenti në këtë dialog sepse ai ka marrë guximin ta drejtojë këtë proces të rëndësishëm dhe tregoi gjithashtu synimet e veta që të mos e lë një konflikt për brazat e tjerë”, tha kryeministrija serbe.

Duke folur për mundësinë që qeveria të hartojë një platformë për Kuvendin, ashtu siç ndodhi në Kosovë, Bërnabqi deklaroi se nuk është e nevojshme një gjë e tillë.

“Nuk kemi parë ndonjë nevojë që të bëjmë raport të veçantë. Ne jemi si ekip, dhe i takon përgjegjësia më e madhe presidentit”, tha Ana Bërnabiq.

Ndryshe, platformën e qeverisë së Kosovës për dialogun ende nuk e ka miratuar Parlamenti.

Kjo pasi partitë opozitare po kundërshtojnë ashpër udhëheqjen e negociatave nga Hashim Thaçi.

Nga Redaksia 08.07.2018 10:35
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.