Turqia sot voton, tregohet fuqia e Erdoganit

Nga Redaksia 24.06.2018 08:57

Turqia do t’u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur brenda të njëjtin proces presidentin dhe parlamentin.

Pas ndryshimeve kushtetuese, të cilat u arritën me referendumin e vitit të kaluar, Rexhep Taip Erdoan garon për një tjetër mandat, këtë herë 5 vjeçar. Presidenti turk ndodhet përballë një sfidë të vështirë dhe për t’ia dalë mbanë kësaj here e ka përqendruar fushatën e tij te veprat e realizuara. Presidenca kërkon përvojë, tha njeriu që drejton Turqinë prej vitit 2003.

Përballë Erdoan është një kandidat që mund t’i rrezikojë mandatin, Muharrem Inçe. Republikani e ka shtuar ndjeshëm mbështetjen, duke u shfaqur si një figurë popullore dhe jo nga radhët e kastës politike. Ish-mësuesi i Fizikës premton se do t’u rikthejë turqve demokracinë, por presidenti Erdoan e akuzon për mungesë vizioni.

Nëse rizgjidhet, Erdoan 64 vjeç, do të jetë presidenti i parë me sistemin e ri kushtetues, që e shndërron Turqinë në republikë presidenciale dhe i jep kreut të shtetit më shumë pushtet.

Më shumë se gjysmë milioni vëzhgues nga partitë opozitare dhe OJQ-të do të angazhohen të dielën, në një proces ku frika e manipulimeve është e madhe. Sipas kompanive të sondazheve, Rexhep Taip Erdoan kryeson bindshëm me rreth 50% të mbështetjes, kundrejt  25% të Muharrem Inçe-s

Nga Redaksia 24.06.2018 08:57
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.