Tjetër hap mbrapa nga Reali, mposhtet nga Villarreali në Santiago Bernabeu (Video)

Nga Redaksia 13.01.2018 18:48

Pas barazimit ndaj Celta Vigos, Real Madridi ka vazhduar me rezultate jo të mira në La Liga.

Edhe pse Los Blancos ishin më të mirë ndaj Villarrealit, ata në fund u befasuan duke humbur me rezultat 0-1.

Në minutën e 14 shënoi Gareth Bale, por goli iu anulua për shkak të pozitës jashtë loje dhe pas pesë minutash rrezikoi edhe Marcelo, por portieri Sergio Asenjo bëri një pritje të mirë.

 

Cristiano Ronaldo i dëshpëruar me shansin e lëshuar (Getty Images)

Cristiano Ronaldo rrezikoi në minutën e 23-të, pastaj në minutën e 29-të rrezikoi edhe Carlos Bacca.

CR7 rrezikoi edhe dy herë në minutat e fundit të pjesës së parë, por nuk arriti të tund rrjetën e portës kundërshtare.

Ylli portugez e filloi edhe pjesën e dytë duke qenë i rrezikshëm, provoi edhe një herë në minutën e 57-të, por portieri Asenjo bëri një tjetër prite të bukur.

 

Bacca gjatë një aksioni – Foto: Villarreal twitter

Carlos Bacca tentoi rrezikshëm në minutën e 63-të, por në fund shpërdoroi një shans të mirë.

Për Los Blancos rrezikoi Luka Modric në minutën e 80-të, me një goditje të fuqishme kroati gjuajti pak centimetra mbi portë.

Në minutën e 87-të erdhi goli i vetëm në takim, mysafirët pas një kundërsulmit të shpejtë realizuan me anë të Pablo Fornals. Spanjolli shënoi me një parabolë në portën e Keylor Navasit.

Pas kësaj humbje Reali vazhdon në pozitën e katër me 32 pikë, kurse Nëndetësja e Verdhë një pozitë më poshtë me 31 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Zinedine Zidanes është ndaj Deportivos, kurse Villarreali pret Levanten. /Telegrafi/

 

 
 
 

Nga Redaksia 13.01.2018 18:48
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.