Gazetari, Valon Gashi nga Bujanoci po bënë karrierë dhe eksperiencë në Top Channel
Lokale

Gazetari, Valon Gashi nga Bujanoci po bënë karrierë dhe eksperiencë në Top Channel

02.Dec.2016 12:41
0
Valon Gashi nga komuna e Bujanocit, i diplomuar për gazetari në Universitetin Tiranës, pas punës 6-vjeçar në një nga televizionet publike të Bujanocit dhe mediave online shtatori i këtij viti ka filluar eksperiencën e radhës në televizionin më të madh shqiptar në Tiranë, Top Channel.

Ai ka filluar punë si gazetar në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” në Top Channel dhe në kuadër të kësaj përgatit reportazhe të ndryshme për qytetet në Shqipëri, Kosovë dhe Luginë të Preshevës, shkruan Titulli.com.                                                                      

Kryesisht këto emisioni bëhen për të promovuar qytetet shqiptare në të gjitha trojet si kulturën, traditat, historinë dhe veçanërisht kulinarin (Ushqimi tradicional)  shqiptare që është shume e pasur. 

Gashi përveç angazhimit të tij në Top Channel, ai ndjek dhe studimet master në Gazetari si dhe merret me aktivitetet gazetareske që bëhen nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë gjithashtu vazhdon të mbetet edhe një bashkëpunëtorë i ngushtë me Portalin Informativ Titulli.com në Bujanoc dhe në këtë mënyrë arrin të promovojë rajonin e Luginës së Preshevës gjatë punës së tij. 

Së fundmi ai ka realizuar dhe disa emisioni në Preshevë dhe Bujanoc që do të transmetohen së shpejti ne ekranin e Topit./Titulli.com/ 

 

Më poshtë po ju rendisim disa prej reportazheve që ka realizuar në Top Channel. 

Promovim për Prizrenin: http://m.top-channel.tv/new/tv/videot.php?id=85126 

Promovim për qytetin e Përmetit: https://www.youtube.com/watch?v=pCVxYJ5-Jok 

Reportazh për Shpellën e Gadimes: https://www.youtube.com/watch?v=2ezqVgMW76E 

Emision për Kliniken Orthomed Sport: http://m.top-channel.tv/new/tv/videot.php?id=83837

 

Emigrantët në Preshevë të kënaqur me kushtet dhe mikpritjen
Klubi i hapur shpall konkurs për tregime të shkurtëra me temë "Të drejtat të fëmijëve"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration