BDL, partia e parë në Luginë me vendim për pjesëmarrje në zgjedhje
Lokale

BDL, partia e parë në Luginë me vendim për pjesëmarrje në zgjedhje

11.Sep.2014 00:58
0
Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL) është partia e parë politike shqiptare në Luginë që del me vendim zyrtarë pro pjesëmarrjes në zgjedhje për Këshillë Kombëtar Shqiptar.

Në mbledhjen e mbajtur të martën (9 shtator) Kryesia e BDL-së, pas diskutimeve, vendosi që të jetë pjesë e procesit zgjedhor që do të mbahet më 26 tetor.

Në kumtesën e lëshuar nga Bashkimi Demokratik i Luginës, parti kjo që drejtohet nga kryetari Skender Destani potencohet se pas diskutimeve të shumta, tejet konstruktive për situatën momentale politike, ekonomike, sociale e kulturore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe duke u njohur me mundësit e zgjidhjeve të problemeve të shumta nga sferat që zotërojnë Këshillat Kombëtare, kryesia e Bashkimit Demokratik të Luginës unanimisht është shprehur pro daljes në zgjedhjet e 26 tetorit, për Këshillat Kombëtare.

Këtë vendim BDL e ka marrë duke u mbështetur edhe në programin politik mbi të cilin funksionon për më shumë se dhjet vite.

“Bashkimi Demokratik i Luginës shprehet e gatshme për të qene pjesë konstruktive e dialogut mes shqiptar, mbi pjesëmarrjen në këto zgjedhje edhe guximshëm beson se pjesëmarrja në këto zgjedhje është në favor të qytetarëve shqiptar në Serbi, veçanërisht në Luginë të Preshevës”, thuhet në kumtesë, transmeton Titulli.

Ky subjekt politikë shqiptarë që qeverisë me komunën e Preshevës në koalicion me partitë tjera, njofton se ditëve në vijim do të fillojë dialogun me anëtarësinë dhe qytetarët, pa dallime politike, në mënyrë që të diskutojë drejtpërdrejt rreth pjesëmarrjes së tyre në këto zgjedhje.

BDL është subjekti i parë në Luginë të Preshevës që del zyrtarisht me vendim për pjesëmarrje në zgjedhjet për Këshilla të pakicave Kombëtare, respektivisht për atë të shqiptarëve, përderisa partitë tjera edhe pas mbledhjeve të mbajtura me Kryesitë e tyre ende nuk kanë marrë vendim definitiv, duke shfrytëzuar kohën për kalkulime të ndryshme, si pjesëmarrje, bojkot, koalicione etj./Titulli.com/

Mbledhje komemorative në kujtim të veprës dhe krijimtarisë së Agron Boriçit
Kryesia e PDSH-së i thotë "PO" zgjedhjeve për Këshillin Kombëtarë Shqiptarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration