Fikret Limani: Do të reagojmë ndaj shpifjeve dhe nxitjeve të Sevdail Jakupit
Lokale

Fikret Limani: Do të reagojmë ndaj shpifjeve dhe nxitjeve të Sevdail Jakupit

26.Jun.2016 18:18
0
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Fikret Limanit pas deklaratës që Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë Sevdail Jakupi që zeqati dhe sadakatul fitri mos të ipen te uzurpuesit e medresesë.

Limani përmes profilit të tij në rrjetin social facebook iu ka drejtuar qytetarëve të Luginës dhe ka paraljmëruar se shumë shpejt do të reagojë ndaj të gjitha akuzave që po i bëhen si bashkësisë islame por edhe akuzave siç i ka quajtur Limani akuza ç’njerzore të Sevdail Jakupit.

Reagimi i plotë i Fikret Limanit:

Të nderuar qytetarë të Luginës së Preshevës ,së shpejti do të reagojmë ndaj shpifjeve,fitneve , nxitjeve të njerëzve ndaj meje dhe akuzave çnjerzore të SEVDAIL JAKUPIT që i adreson në adres të B.ISLAME dhe ndaj meje personalish , për të cilin do t’ju tregojmë se kush është në fakt SEVDAIL JAKUPI dhe cili është në realitet misioni dhe roli I tij.

Turp i skajshëm për SEVDAIL JAKUPIN, që më së paku meriton që ti themi këtij njeriu ” HOXH “.
Po e them publikisht se çdo qytetar I Preshevës që më ka ofenduar dhe do të më ofendojnë në të ardhmën si rezultat I nxitjeve të SEVDAIL JAKUPIT dhe shokëve të ti , unë ia bëjë hallall dhe nesër kur do të dalim para ALLAHUT nuk kërkoj prej askujt hak , por hakun tim do ta kërkoj pre SEVDAIL JAKUPIT dhe shokëve të tij tek ALLAHU xh.sh.
ALLAHU JA DHASHT HAKUN.
حسبي الله و نعم الوكيل

Tribunë fetare në Preshevë me teologun nga Shqipëria, Elvis Naçi
Zvicër: Shoqata Humanitare "Medvegja" mbajti koncertin dhe turnirin tradicional
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration