Deputetet e parlamentit të Kosovës takuan drejtuesit e komunës së Preshevës dhe Bujanocitm (foto&video)
Lokale

Deputetet e parlamentit të Kosovës takuan drejtuesit e komunës së Preshevës dhe Bujanocitm (foto&video)

24.Jun.2016 18:23
0
Shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd Valdet Sadiku dhe disa nga grupi i deputeteve të parlamentit të Kosovës nga radhët e LDK-së dhe PDK-së qëndruan në komunën e Preshevës dhe Bujanocit për vizitë pune.

Fillimisht deputetet u pritën nga kryetarja e Kuvendit të Komunës së Preshevës,  Ardita Sinani ku më pas u realizua një takim me bashkëpunëtorët e saja dhe deputetet e lartpërmendura në Kabinetin Sinani.

“Dita e sotme ishte një ditë e veçantë me vizitën e grupit të deputeteve në parlamentin e Kosovës, sepse vizita të këtilla deri më tani nuk ka pasur dhe nuk janë realizuar”, thekosoi Sinani.

Gjatë këtij takimi u shtjelluan tema mjaft të rëndësishme në interes të qytetarëve të komunës së Preshevës ku mora përkrahjen për bashkëpunim për zgjidhjen e çështjeve kruciale me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës gjatë përditshmërisë. SYNC- Ardita Sinani

Më pas delegacioni i deputeteve të parlamentit të Kosovës së bashku me  Valdet Sadiku vizitën e vazhdoi me kryetari e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

U shtjelluan  tema të ndryshme që janë me interes të banorëve të kësaj komune e me theks të veçantë atë të fushës ekonomike dhe mundësisë së konkretizimit të projekteve konkrete ne mes dy vendeve.

Blerta Deliu deputete në Parlamentin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës veç tjerash theksoi se ardhja e tyre është një vizitë mjaft e rëndësishme.

“Ne do të jemi mbështetës të të gjitha projekteve në mes shqiptarëve të Kosovës dhe Luginës së Preshevës”, deklaroi Deliu.

Delegacioni i njëjtë u prit edhe nga kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi me të cilin biseduan për fushat e bashkëpunimit në të ardhmen./Titulli.com/

Jonuz Musliu në listën e zezë Amerikane, fajëson Serbinë
Jonuz Musliu priti deputetet nga Parlamenti i Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration